dehhhGjenevë, 6 nentor –Me pikëllim të thellë morrëm lajmin e hidhur për vdekjen e shokut dhe aktivistit tonë Astrit Dehari. Si mërgimtarë që jetojmë në Zvicër, vend ku Astriti kishte kaluar fëmijërin e tij, vdekja e tij na tronditë edhe më shumë, thuhet ne nje reagim protestues nga shqiptaret ne Zvicer nenshkruar nga Mujë Shala, kryetar i degës së VV  me seli ne Gjeneve, transmeton agjencia e lajmeve “Preshevä Jonë” nga Zvicra.

 

Kërkojmë fuqishëm që ky rast të zbardhet sa më shpejtë dhe insitucionet shtetërore të japin përgjegjësi për vdekjen e Astritit. Ai u mbajtë padrejtësisht, pa asnjë provë të vetme, në paraburgim plot 68 ditë, me akuza të fabrikuara e të trilluara nga pushteti.

 

Deklaratat kundërthënëse e jologjike përballë njëra-tjetrës, i japin ngjyrim jo vetëm thellësisht politik, por mbi të gjitha kriminal dhe vëtem sa na e shtojnë dyshimin për rrethanat e vdekjes së Astritit. Për këtë arsye, ne e përkrahim vendosmërisht familjen Dehari në kërkesën e tyre për autopsi profesionale dhe të pavarur.

 

Përvojat e këtij pushteti kriminal na kanë zhveshur nga çdo lloj besimi në  këtë pushtet dhe këto institucione që tashmë njihen me emrin mafioz “PRONTO”

 

Ne, gjithashtu, jemi shumë të brengosur për sigurinë dhe shëndetin e dy aktivistëve tjerë, Atdheut dhe Egzonit, të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim për mbi 69 ditë, nga ky pushtet totalitar. Kërkojmë lirimin e tyre të pa kusht dhe të gjithë aktivistëve tanë që po përndiqen politikisht.

Astriti do të mbetet shembull i aktivizmit qytetar, i trimërisë dhe atdhedashurisë , do të mbetet heroi jonë, udhërrëfyesi jonë!

Ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Dehari, shoqërisë dhe gjithë  aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

 

SHPËRNDAJE