Shqiptarët mbërrijnë në çatinë e botës

“Me kënaqesi ju japim të gjitheve një lajm historik… të gjithë anëtarët e ekipit shqiptar të alpinistëve kanë mbërritur në majën e Everestit sot në datë 25 maj, në orën 7 am me orën lokale”.

Me një njoftim të shkurtër në Facebook, Ekspedita Everest 2012 njoftoi se ekipi shqiptar ia doli. Maja më e lartë e botës u shkel për herë të parë nga këmba e një grupi shqiptarësh, të cilët ia dedikojnë suksesin e tyre 100 vjetorit të pavarësisë.

Ekipi i Alpinistëve ngjitet i plotë në majën më të lartë

“Siç është cilësuar edhe nga kompania nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit. Na ndiqni në vazhdim për më shumë detaje mbi përmbushjen e kësaj sfide… Falënderojmë skuadrën për të gjithë emocionet që na dhuroi, e i urojmë kthim të mbarë në vend… Jemi të gjithë shumë krenarë!!!”

SHPËRNDAJE