Sot (13 mars) në qytetin e Burrelit në Shqipëri, është djegur flamuri i shtetit të Maqedonisë

 

Burrel – Gjatë një marshimi proteste në qendër të qytetit Burrel, qindra të rinj kanë hedhur parulla kundër racizmit maqedonas ndaj popullsisë shqiptare dhe më pas kanë djegur flamurin maqedonas.

Ky veprim i të rinjve matjanë vjen pas dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga huliganë maqedonas, si dhe djegies së flamurit shqiptar dje në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Në tubim u hodhën parulla si: “Poshtë Maqedonia. Shqipëri etnike, poshtë huliganet maqedonas. O sa mirë me qenë shqiptarë” etj.

Pas protestës, protestuesit u shpërndanë qetësisht, pa shkaktuar ndonjë incident.  Lajmonline

SHPËRNDAJE