Drejtori i drejotratit për ndërtim pranë komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi (jurist) thotë se “rruga do të asfaltohet prej fillimit të fshatit deri tek xhamia dhe në kuadër të dinamikës së punës është paraparë që ky projekt të përfundojë brenda 30 ditëve”.

 

Projekti kushton 15 milion dinarë dhe do të financohet nga buxheti komunal, ndërsa përveç rrugës do të ndërtohet edhe muri rrethues i oborrit të shkollës dhe do të asfaltohet terreni sportiv i shkollës

 

 

Në fshatin Muhoc të hënën ka filluar asfaltimi i rrugës së fshatit me gjatësi 1.5 kilometra, e cila do të kushtojë 15 milionë dinarë, mjete të ndara nga buxheti i komunës së Bujanocit.

Paralelisht me asfaltimin e rrugës do të ndërtohet edhe muri rrethues i oborrit të shkollës fillore në këtë fshat, si dhe do të asfaltohet terreni sportiv i shkollës.

Drejtori i drejotratit për ndërtim pranë komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi thotë se “rruga do të asfaltohet prej fillimit të fshatit deri tek xhamia dhe në kuadër të dinamikës së punës është paraparë që ky projekt të përfundojë brenda 30 ditëve”.

Punëkryerës në këtë projekt është kompania “Saba Bellça” nga Presheva, nndrësa kontrata për realizimin e projektit është nënshkruar javën e kaluar në Drejtoratin për Ndërtim të komunës së Bujanocit.

Në emër të banorëve, kryetari i bashkësisë Lokale të Muhocit, Ramiz Rashiti i cili falënderoi pushtetin lokal në krye me Shaip Kamberin, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për këtë fshat.

Në bisedë më drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim disa prej banorëve u pajtuan që të rrënojnë muret ekzistues që rruga të asfaltohet sipas gjerësisë së paraparë me projekt. Njëri prej banorëve të Muhocit që ka pranuar të rrënojë shtëpinë e vjetër për të zgjeruar rrugën është Mefail Sahiti.

Një numër i madh i fshatarëve të Muhocit ishin mbledhur në fillimin e asfaltimit dhe të gjithë e mirëpritën këtë projekt. Vesel Sabedini, mësues nga Muhocit u shpreh se “asfaltimi i kësaj rruge do të kthejë shpresat e banorëve të këtushëm për të qëndruar në trojet e tyre”.

SHPËRNDAJE