Përkundër optimizmit të përzgjedhësit të ri kombëtares shqiptare në futboll, Di Biasi, skuadra të cilën ai e përzgjedhë ka rënë për katër vende në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, të publikuar të mërkurën. Në muajin e kaluar Shqipëria ishte renditur e 80-ta, ndërkaq që në renditjen e përgjithshme të muajit mars ka pasur ndryshime edhe në mesin e dhjetë skuadrave më të mira. Derisa kampioni aktual evropian dhe botërorë, Spanja ruan pozitën e parë me 1442 pikë, Holanda që i kishte përcjellë në vazhdimësi spanjollët tani ka zbritur për dy pozita. Tulipanët tani kanë grumbulluar 1207 pikë, që e klasifikojnë atë në pozitën e katërt. Holanda ishte në pozitën e dytë prej mbarimit ët Kampionatit Botërorë, kur ishte edhe finalistë i evenimentit. Në pozitën e dytë tani kaluan gjermanët, por larg Spanjës me pikë, pasi kanë 97 pikë më pak (1345). Në pozitën e tretë gjendet, Uruguai që befason të gjitha përfaqësueset e Amerikës Jugore, duke dalur para Brazilit e Argjentinës. Uruguai në këtë pozitë gjendet me 1309 pikë. Ndërkaq në dhjetëshe gjenden edhe Portugalia përfitoi dy vende(1090), Brazili (1665) dhe Anglia 1132, që kanë pësuar për një pozitë ndërkaq Kroacia (1114) ka përfituar për dy pozita duke hyrë në mesin e dhjet më të mirave, derisa Danimarka e pason me 1066 pikë. Kombëtarja e Argjentinës mbeti jashtë Top 10-tëshit, ndërkaq Zvicra për të cilën luajnë një mori futbollistësh shqiptar gjendet në pozitën e muajit të kaluar, të 18-ten./bs
Renditja e FIFA-s

1. Spanja (1442)
2. Gjermania (1345)
3. Uruguai (1309)
4. Holanda (1207)
5. Portugalia (1190)
6. Brazili (1165)
7. Anglia (1132)
8. Kroacia (1114)
9. Danimarka (1069)
10. Argjentina (1066)
18. Zvicra (891)
84. Shqipëria (384)

SHPËRNDAJE