Bujanoc 11 prill

Siç ka deklaruar zëdhënësi i drejtoratit të policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq, në rrugën e Kosovës, afër numrit 24, me disa plumba ka gjuajtur Imer L., gjithashtu 53 vjeçar po nga i njejti fshat. I dyshuari për vrasje, pas gjuajtjes, ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe ka pritur policinë.
Një dëshmitar okular, ka thënë për medie se bëhet fjalë për gjakmarrje, për të cilën hakmarrje është pritur 34 vite.
I.Bektashi në vitin 1978 ka vrarë vëllaun dhe djalin e axhës së Imer L, ndërsa babain e tij e ka lënduar rëndë, ku pas kësaj vrasje ai ka ikur në Kosovë dhe atje ka jetuar.
Sipas tij, Imeri ka jetuar dhe punuar në Zvicër, ku edhe gjatë kësaj kohe ai ka qenë në pushim në vendlindje, dhe sot, rastësisht e ka takuar në qendër të Bujanocit Bektashin.Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjtihë banorët e këtij rajoni.
A.Jusufi