Shorti i hedhur në Gjenevë (Nyon)  të Zvicrës ka nxjerrë disa çifte interesante, sidomos për ekipet shqiptare. Kështu, ekipi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës do të ndeshet me serbët e Partizanit të Beogradit. Të dyja ndeshjet, si ajo në Maqedoni, ashtu edhe në Serbi, pritet që të jenë të tensionuara, për shkak të rivalitetit dhe konfliketeve që kanë ndodhur në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkohë, Skënderbeu i Korçës do të ndeshet me qipriotët e APOEL Nikosia. Ndeshja e parë do të luhet më 12 korrik në Korçë, ndërsa e dyta më 20 korrik në Qipro.

Në veprimtarinë tjetër, atë të kupës Europa League, marrin pjesë tre skuadra shqiptare, Flamurtari i vendit të dytë, Vllaznia dhe Tirana si fituesja e kupës. Vlonjatët do të përballen në këtë raund të parë të kësaj kupe me skuadrën malazeze të Buducnostit te Potgoricës.

Ndeshjen e parë Flamurtari do ta luaje në Mal të Zi më 30 qershor. Në të njëjtën datë në Maltë, do të përballet edhe Vllaznia, e treta e renditur në kampionatin tonë të këtij sezoni, me skuadrën Birkirkara.Ndërkohë, ndeshjet e kthimit të dyja këto skuadra do t’i luajnë më 7 korrik.

Ndërsa Tirana, fituesja e Kupës së Shqipërisë do të përballet më 14 korrik në raundin e dytë të kësaj veprimtarie me fituesen e ciftit të raundit të parë Spartak Ternava e Serbisë me Zetën e Malit të Zi. Ndërkohë ndeshja e kthimit për Tiranën do të zhvillohet më 21 korrik.

SHPËRNDAJE