R E A G I M !

Shtëpia e Kulturës është e popullit, e atyre që prodhojnë kulturë! Është e teatrit, e OJQ-ve, të cilat shtëpi të vetme e kanë këtë. Biblioteka që është në të njëjtin objekt, është e lexuesve, të cilëve iu janë mbyllur si në qeli librat. TVP-ja është po ashtu e popullit, të cilët duan informim nga ky medium i parë shqiptar në Preshevë. Zyra për të rinj e zyra e PDSH-së, janë të popullit dhe për popullin…

 

me këto veprime të inspektoriatit, është burgosur kultura, dhe nëse është dashur të ndëshkohet dikush, atëherë adresa është te pushteti aktual, i cili nuk e ka bërë dokumentacionin përkatës, e si rrjedhojë e gjithë kësaj po pëson popullata dhe kultura, e po anulohet aktiviteti më i madh tek shqiptarët “Ditët e Komedisë shqiptare”. Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), bën thirrje të arsyeshme, për heqjen e bllombës dhe për lirimin e kësaj shtëpie, pjesë e së cilës është edhe Shoqata jonë me aktivitetet e saja…

Bilall Maliqi, kryetarë.

SHPËRNDAJE