Lajm kryesor në botimet e sotme të gazetave serbe, si dhe në të gjithë mediat tjera të këtij vendi, është kontesti mes Beogradit dhe Shkupit, respektivisht situata e krijuar pas vendimit të MPJ-së serbe për ta tërhequr tërë stafin diplomatik nga Shkupi, njofton Gazeta Express.

Të gjitha mediat, për të cilat ka vërejtje serioze se janë nën kontroll ose e përkrahin presidentin Aleksandar Vuçiq, e marrin si të mirëqenë deklaratën e tij se, gjoja, Maqedonia po zhvillon aktivitete të fuqishme spiunazhi ndaj Serbisë, me përkrahje të madhe të faktorit ndërkombëtar.

Kështu, për shembull, “Srpski Telegraf” në tërë ballinën raporton me titull “Zaevi i shpalli luftë Serbisë” dhe mbititull “Na e ngulën thikën pas shpine”.

Ngjashëm, siç përcjell Gazeta Express, raportojnë edhe gazetat tjera: “Veçernje novosti” shkruan për “veprim sknadloz” të Shkupit, me titull “Maqedonasit kanë ‘dëgjuar’ zyrtarët nga Serbia?!”; “Informer”: “SKANDAL: Maqedonasit e përgjojnë madje edhe Vuçiqin?!”; “Blic”: “Shërbimet maqedonase i kanë përcjellë dhe i kanë kërcënuar diplomatët nga Serbia”

SHPËRNDAJE