avioooNjë avion i vogël privat, i nisur nga Aeroporti “Canova” i Trevizos në Itali, me 6 persona në bord, është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit. Nga kjo tragjedi raportohet të kenë humbur jetën të gjithë udhëtuesit, prej të cilëve 4 ishin italianë, ndërsa dy nga Kosova.

Avioni sipas Policisë maqedonase është rrëzuar në ora 17:40.

Lajmi jepet nga disa medie maqedonase, por për shkak të terrenit të vështirë ku besohet të jetë rrëzuar avioni, është dashur kohë derisa të jepeshin të dhëna mbi fatin e personave në bord, mbi kombësinë e tyre, ndërsa destinacioni i avionit ishte Prishtina.

Rrëzimin e avionit e kanë konfirmuar edhe banorë të fshatit, që kanë dëgjuar një zë të fuqishëm, ndaj dhe dyshojnë se ka pasur edhe shpërthim, por pa përcaktuar nëse ka ndodhur para rrëzimit apo pas.

Mjeti fluturues, një “Piper” i regjistruar në Gjermani, u zhduk nga radarët e Kullës së Kontrollit të Aeroportit “Aleksandri i Madh” i Shkupit, aty ku më herët kishte njoftuar për një ulje të nevojshme për t’u furnizuar me karburant.

Linja ajrore mes Trevizos dhe Shkupit përdoret zakonisht për fluturime nga kompania “Wizz”, por në këtë rast, siç raportojnë edhe media lokale italiane, bëhet fjalë për një udhëtim privat.

Vetëm pak javë më parë, më 14 korrik, një tjetër avion “Piper” i nisur nga Venecia u rrëzua në Slloveni, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave.

Shtetasit e Kosovës të vdekur në Shkup janë vëllezër

Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit, raporton Alsat. .

Dy vëllezërit kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë.

Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub për fluturime në Istog.

Mediat italiane raportojnë se Aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik

Dy shtetas të Kosovës të vdekur nga rrëzimi i avionit në Shkup

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e ka konfirmuar për tetovasot.com se dy shtetas të Kosovës dhe katër të Italisë janë mbytur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Shkup. Destinacioni i tyre i fundit ka qenë Prishtina.

Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Sipas RTV 21, nga autoritetet thuhet se destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit së bashku me policinë janë në terren.

SHPËRNDAJE