Aeroplani i humbur pak më parë në rrethinën e Shkupit është gjetur në Katlanovë dhe i njëjti digjet.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë në terren së bashku me policinë.
Bëhet fjalë për një avion që vinte nga Trevizo, Itali, i cili është zhdukur në afërsi të Shkupit. Nga aeroporti është njoftuar në mënyrë të rregullt se do të ulet për tu furnizuar me benzinë.
Aeroplani i njëjtë, sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, flitet se në aeroplan ka pasur biznesmenë.
Avioni me 6 udhëtarë humb nga radarët, tentoi të ulej në Shkup
Një aeroplan privat udhëtimi me 6 udhëtarë që kishte tentuar që të ulej në aeroportin e Shkupit ka humbur nga radarët .
Ndoshta moti i keq që mbizotëron në vend me shi ka ndikuar që aeroplani që ëahtë i regjistruar në Gjermani të humbasë nga radarët.
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Trevisos në Itali.