E vendosur në zemër të qytetit të Gjilanit, qytetit më lindor të Kosovës, në rrugën Bejt Pireva, shitet shtëpia e gatshme për banim.
Shtëpia është e vendosur në një parcellë me sipërfaqe rrethë 10 (dhjetë) ari truall, në fund të oborrit, dy katëshe dhe me nënkulm të gatshëm për përdorim si sallon apo për ndonjë orientim të posatshëm, varësisht nga destinimi që pronari i ri vendos të ia japë.
Në një lagje të qetë, por afër qendrës, shtëpia është ideale për një familje të mesme papo edhe të madhe. Vetëm 200 metra larg nga shkolla, përafërsisht njejtë e ka edhe shtëpinë e shëndetit, janë këto dy elemente shumë të rëndësishme për dikë që vendos të ndërrojë “vatan”
Me anë të disa fotografive poshtë, ju paraqesim pamjen e shtepisë dhe oborrit, ndërkohë që ju në rast se keni interes, mund të kontaktoni në numrin e telefonit:
00 383 45 407 973 (viber dhe watsapp)
Shtëpia është e izoluar mirë dhe në tërësi
Shtëpia ka në tërësi rreth 300 metra katrore
Shtëpia të lejon që t’i sillesh oborrit të shtëpisë në cdo cep të tijin.
Shtëpia, kati përdhesë dhe kati i parë gjithsej kanë 6 (gjashtë dhoma gjumi
Vërejtje, shtëpia nuk është në gjendje qysh do të duhej te ishte, pasi që është tepër pak e përdorshme, sepse pronarët jetojnë jashtë Kosovës, në perëndim.