Gjermania mbrëmë u eliminua nga Botërori dhe shumë futbollistë të kësaj skuadre mbetën të zhgënjyer pasi që do të udhëtojmë më herët se kanë pritur për në shtëpi

Fitorja e Japonisë kundër Spanjës prishi llogaritë e gjermanëve duke u eliminuar kështu shumë herët nga Botërori i Katarit.

“Kjo është dita më e keqe e karrierës sime. Frikësohem se do të përfundoj në një vrimë. Me bën të mendoj se këto dështime janë të lidhura me mua”, tha për Sport1 mesfushori i Bayernit.

“Ju bashkova kësaj Kombëtare më 2016, kështu që të lidhet me dështimin nuk është një gjë e mirë që do ta dëshironit”.

Gjermania fitoi mbrëmë kundër Kosta Rikës, por dështimi për të fituar kundër Japonisë në ndeshjen e parë, ndaj të cilës dështoi edhe Spanja, bëri që Die Manschaft të eliminohet nga Botërori. Kjo është hera e dytë radhazi që Gjermania eliminohet në grupe, pas eliminimit që kishte pasur në Rusi më 2018.

SHPËRNDAJE