Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi me sa duket e ka përjetuar me emocione të shtuara, sikurse cdo shqiptarë, ndeshjen vendimtare që kombëtarja zvicerana e kishte sonte kundër Serbisë.
Natyrisht Zvicra fitoi, e shqiptarët përsëri shkëlqyen, e Xhaka ishte protagonist, pas provokimeve të poshtra të pankinës serbe.
Ja postimi i z. Ademi:
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, dy emra të mëdhenj të futbollit mbarëkombëtar.
Ata shkëlqejnë në fushën e blertë kur më së shumti ka nevojë ekipi por edhe bashkëatdhetarët e tyre.
Urime kualifikimi në 1/8 e finales 🦅
Krenar për Ju 👏👏🇽🇰🇦🇱🇨🇭
Rrugëtim të suksesshëm tutje në Botërorin “Qatar 2022”