banna1Nev York, 16 maj (Nefail Maliqi)  -Ne raportin e posapublikuar te Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për  Kosovën (aktivitetin e UNMIK)  prej 30  faqeve të siguruar nga agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ka shprehur shqetësimin për ngecjen e integrimeve  në Kosovë, sidomos rreth zbatimit te marreveshjeve te Brukselit i cili proces po ecen shume ngadal nga  Beogradi dhe Prishtina.  Nesër mblidhet KS per te debatuar mbi raportine OKB-së për Kosovën

 

Ban Ki-moon i pakënaqur me implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Raporti ishefit te OKB-sëi cili mbulon periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti, e cila do të paraqitet të hënën në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban mirëpritur,  hapsire te konsiderueshme zen edhe kriza institucionale, ne vecani duke shprehur shqetesimet e tij rreth zhvillimeve ne Kuvendin e Kosove dhe protestat e ne pasnjeshme te opozites kosovare.

“Unë i bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në interes të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Unë e vlerësoj angazhimin e Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë takimet e nivelit të lartë në kuadrin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së në të ardhmen e afërt”, ka thënë Ban.

Ne kete raport Ban i përkushtimin e  presidentit dhe kryeministrit të Kosovës se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e zbatimi i plotë i marrëveshjeve deri më tani, në mënyrë të veçantë krijimin e Bashkësisë së komunave serbe.

“Megjithatë, vëren me shqetësim ritmin e ngadalshëm të zbatimit në muajt e fundit dhe unë shpresoj se hapat pozitive të marra deri më tani me ndërmjetësimin e BE-së do të shoqërohet me përpjekje të fuqishme për të përfunduar hapat e mbetura dhe të zgjidhur çështje të tjera në të ardhmen e afërt”, ka thënë Ban, transmeton  agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndeti ngritjen e dhomës së veçantë dhe zyrës së prokurorisë speciale dhe përgëzoi autoritetet e Kosovës për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes me Holandën “Ky proces është një hap i rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe një mundësi historike për të kontribuar në shërimin e plagëve të konfliktit”, ka thënë Ban.

Duke kujtuar raportet e mëparshme të korrupsionit, Ban ka përsëritur se Kosova vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Ban kërkoi gjithashtu progres të mëtejshëm në integrimin e plotë të zyrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve “serbe në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ka falenderuar  angazhimin ne kete periudhë te zyres se UNMMIK-ut ne Prishtine , Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, EULEX-it si dhe gjithe faktoret rellevant nderkombetar ne rajon

SHPËRNDAJE