L’image contient peut-être : une personne ou plus et personnes assisesBujanoc, 8 mars  -Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd Adami Shik dhe atasheu ushtarak Robert Hamilton vizituan sot Bujanocin dhe Preshevën ku biseduan me përfaqësuesit politikë të vetëqeverisjeve lokale. Zyrtare t elare amerikan kane takuar lideret e Lugines Shap kamberi dhe Armend Aliu, njfton agjencia e lajemeev “Presheva Jone”

L’image contient peut-être : 2 personnes, dont Armend Aliu, personnes souriantes, personnes debout et costumeGjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë.

Me përfaqësuesit e ambasadës u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo – arsimor.

Kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi tha pas takimit me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane se gjatë takimit u zhvilluan fjalime rreth situatës politike në atë zonë, problemet e arsimit në gjuhën shqipe, si dhe mundësitë për zgjidhjen e këtyre problemeve përmes realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në Preshevë, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane biseduan me liderin Armend Aliu, i cili pas takimit tha se përveç temave të zakonshme, u diskutua edhe për mundësitë e zbatimit të projekteve të përbashkëta me mbështetjen e SHBA, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ohajos.

Në pritjen e organizuar nga ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe të gardës kombëtare të Ohajos (Ohio) u takova me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, z. Adam Schick dhe Majorin e ushtrisë Amerikane, ndihmësin e atasheut ushtarak në ambasadë, z. Robert T. Hamilton.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një nga avokatët më të zëshëm të zgjidhjes së problemeve vitale me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.

Delegacioni i Ambasadës së SHBA në Beograd mori pjesë të enjten në një ligjëratë në “dritaren amerikane” në Bujanoc mbi mënyrën e forcimit të ndikimit të gruas në shoqëri

SHPËRNDAJE