albanien-schweiz-originalYlli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një intervistë ekskluzive për SuperSport, ka folur për emocionet një ditë para ndeshjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët

“Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e veçantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi”, ka thënë Shaqiri.

“Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam  respekt për Shqipërinë sepse e dime nga e kemi vendlindjen. Europiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

SHPËRNDAJE