Xherdan Shaqiri ka kritikuar infrastrukturën e skuadrës së Interit, pjesë e së cilës ishte për gjashtë muaj.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri nuk ka kujtime të mira nga Interi, pjesë e cilit ekipi ishte për gjashtë muaj. Anëtari i Stoke Cityt ashpër ka kritikuar infrastrukturën e skuadrës nga San Siro.
“Tek Interi, sinqerisht e them, infrastruktura ishte për turp. Nuk e kuptoj se si një klub prestigjioz nuk gjen mënyra për të investuar në infrastrukturë”, ka deklaruar Shaqiri për Spox.
“Në Angli gjithçka është më profesionale: në ushqim, stërvitje dhe analizat e ndeshjeve. Në Itali koha ishte e bukur, por bari gjithmonë ishte i gjatë. Këtu si në fushat stërvitore ashtu edhe në ndeshjet zyrtare tapeti është gjithmonë perfekt, sepse përkujdesja është e përditshme”, ka theksuar ai.