Në një bisedë për “Presheva Jonë”, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka folur për gjendjen aktuale në këtë komunë pas situatës së krijuar nga Virusi Corona. Ai ka thënë se sikurse që e gjithë bota po përballet me këtë virus, edhe komuna e Bujanocit gjithashtu, tha se po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë, e që fatmirësishtë deri sot nuk e kemi asnjë rast.
I pyetur nëse janë të interesuar, apo nëse ju kanë kontaktuar nga Prishtina apo Tirana dikush, z. Kamberi ka thënë se nuk ka pasur asgjë zyrtare, përveq kontakteve private ndërmjet tij dhe disa kryetarëve të komunave, kontakt ky më shumë kolegial.

Presheva Jonë: Cila eshte sitata aktuale ne Komunen e Bujanocit, a mund te flasim per nje nivel te kenaqshem ne krye te detyres nga ana e organeve kompetente te parapara ne sherbim te luftimit te Virusit Korona?
Shaip Kamberi: Edhe komuna e Bujanocit, sikurse shumë komuna tjera në mbarë rajonin vazhdon jetën nën masat e vecanta. Mund të thuhet në rrethana të normalitetit të gjendjes së jashtëyakonshme. Ne këmi ndërmarë gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme në angazhimin tonë për prevencionin. Me vetë faktin se nuk kemi rates të regjistruara të të infektuarve nga viruci Covid 19 mund të thuhet se tash për tash, situate është “normale”.
Megjitrhatë, po hyjmë në fazën, në të cilën, sipas parashikimeve të ekspertëve, mund të jetë valë e infeksioneve, krahas kësaj, presim përmirësim të motit që është një arsye që njerëzit të jenë më tëpër preyent jashtë. Kjo mund të jetë rrezik, prandaj, edhe më këtë rast apeli jonë është që secili të rerspektojë masat e shpalluar në mënyrë që me sa më pak apo pa pasoja ta kalojmë këtë gjendje.

Presheva Jonë: Komuna e Bujanocit ne fillim eshte kritikuar se nuk po i mbylle lokalet (kafiterite), keto kritik kryesksht kane ardhur nga kundershtaret tuaj politik. A mund te themi se kane ndikuar negativisht ajo nese mund ta quajm vones e vendimit per mbylljen e lokaleve?
Shaip Kamberi: Me ligj në mënyrë strikte janë të përcaktuara kompetencat e komunës. Edhe në situate të jashtëzakonshme kompetencat e saj janë strikte. Gjitha masat që janë ndërmarrë nga komunat në serbi, paraprakisht ka qenë Qeveria ajo që i ka sjellë apo i ka sugjeru. Pa vendim të qeverisë, ndërmarrja e masave restrictive do të ishte arbitrare. Mbyllja e punës kafiterive dhe bizneseve tjera pa vendim të qeverisë,mund ta sjellë Komunën, një ditë kur kjo të përfundojë, në gjykatë sipas padive të bizneseve për fitimet e humbura. Prandaj, vendimi jonë për mbylljen e kafiterive është aprovuar tek pasi që qveeria në Beograd ka sjellë një masë dhe rekomandim të ëktillë.
Fundja, shpërndarja e virusit në, qytetin më të afërt, në Vranjë psh, nuk ka ardhur nga kafiteritë, por nga Gjykata. i infektuari i parë në këtë qytet ka qenë një gjykatës.
Fakt është se ishte nxitë një polemikë e panevojshme politike, kryesisht nga diletantët apo mosnjohësit e ligjeve dhe procedurave. Por, unë jam krytar komune dhe me këtë edhe komandant i Shtabit për situate të jashtëzakonshme. Vendimet që marr vet ose në Shtab janë vendime që i përkasin interesave të përgjithsme. Statuset e facebukut nuk mund të orientojnë punën dhe përgjegjësitë e mia. Mëe vjen keq nëse në mesin tonë ka njërëz të këtillë që edhe në situata të rerezikut të përgjithshëm për jetën e njerëzve mundohen të përfitojnë poena të lirë politik. Ky është problem moral i tyre. Unë i di qartë përgjegjësitë dhe kompetencat e mia dhe do të veproj conform atyre.

Presheva Jonë: A ka ndonje rast nga Komuna e Bujanocit? 4. A jeni kontaktuar per ndihme ne rast nevoje nga Beogradi apo Prishtina?
Shaip Kamberi: Beogradi po përgatitë, sic janë deklaruar, një paket të masave ekonomike për mbarë Serbinë, por, mendoj se qeveria në Beograd duhet të ketë një program të vecantë të ndihmave për komunat e pazhvilluara. Deri në këto momente program të këtillë nuk ka, të shpresojmë se më në fund do të ketë ndihmë për këto komuna.
Sa i përket Prishtinës dhe Tiranës, përvec kontakteve kolegjiale që kam patur me disa kryetarë komunash, për tu interesuar për situatën në mënyrë të ndërsjellë, nga institucionet shtetërore nuk ka asnjë inivciativë për ndihmë konkrete.

SHPËRNDAJE