Ballina Sport Kryetari i FFK, Agim Ademi i shpreh ngushllime familjes Shurdhani për humbjen...

Kryetari i FFK, Agim Ademi i shpreh ngushllime familjes Shurdhani për humbjen e Trimorit

0

Telegram ngushëllimi për Familjen Shurdhani

E nderuar Familje Shurdhani!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Trimor Shurdhani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Trimori si ish-futbollist i KF “Lepenci” la gjurmë në futbollin kaçanikas dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe një profesionist i vërtetë i sportit. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE