refffShkruan: Refik HASANI 

 

Këtë fundë jave është paralajmëruar që NATO-ja, ka ushtrime ushtarake në Mal të Zi me një pjesëmarrje të ekipeve nga  32,shtete-vende anëtare të NATO-s. Në mesin e këtyre 32 shteteve edhe Serbia nuk do të lëshon rastin që të merrë pjesë për të treguar  gatishmërin e vetë prej ,,Partneriteti i Paqës”.  Kjo tregon qartë që Serbia dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e Evropës dhe paktin ushtarak të NATO-s për të përfituar përvoja. Kurse në anën tjetër është parashikuar që nesër deri më datën 9 të këtij muaji Serbia të fillon ushtrime ushtarake me Armatën  e Federatës Ruse (ish-SSSR) në një ushtrime tepër  ushtarak dhe të ashtuquajtur ,,Vëllazëria Sllave 2016”. Është me rëndësi që përveqë Ushtrisë Serbe dhe asaj Ruse në këtë ushtrim ushtarak do të marrin pjesë edhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë.

E kujtojm opinionin që këso ushtrime Rusia është duke vazhduar ushtrime të shpeshta, ku filloi një herë në vjetë e tani ushtrime ushtarake dy herë mbrenda vitit dhe tani edhe  e quajtur me një simbolik ,,Vëllazëria Sllave” dhe me pjesëmarrje edhe  të Bjellorusisë. Serbia ka kohë që ka filluar herë me BE-në përkatësisht me paktin ushtarak NATO  duke mbajtur anën në të njëjtn kohe edhe të Rusisë  e që tani përveqë dy Parlamenteve e dy Qeverive edhe ushtrit e Serbisë dhe Rusisë bashkarisht po e quajn ,,Vëllazëria Sllave’’. Serbia është duke luajtur njëkohësiosht  edhe në kartën  si nënshkruese e programit të NATO-s të quajtur ,,Partneriteti i Paqes”.

 

Serbia më me zemër është pro dhe për bashkëpunim vllazëror me Rusin sesa me BE-n dhe paktin ushtraka NATO. E kemi theksuar disa herë që Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit se sa me BE-në. Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake. Serbia vazhdon të mbetë në mes Rusisë dhe BE-së. Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia donë të jetë në një farë mënyre edhe me Rusin edhe me shtetet Evropian & SHBA-në, duke menduar ta ruaj dominimin si super fuqi mbi shtetet e tanishme që dikur përbënin RSFJ-në. Prandaj jo rastësisht sot Serbia mban pengë Bosnjë Hercegovinën, duke penguar shumë shtetin e Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni.

SHPËRNDAJE