editatassI ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosoën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, para dy ditëve është futur në territorin e Republikës së Kosovës, ku ka vizituar flotacionin e kombinatit “Trepça” në Leposaviq. Vec kësaj Edita Tahiri e Marko Gjuriq sot do të ulen në një tryezë për të folur për Dialogun e Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë. Pas kesaj tryeze do te grekojne bahske bu për guni pèamvresisht se ambasadori amerikan Kyli Scott kritikoi Gjuricin dhe Tahirin per ngecjen e marrëveshjeve te Brukselit, sidomos per deshtimin e marrvehsdjeve per librat ne gjuhen shqipe dhe diplomat për studentet shqiptarë në Luginën e Preshevës. shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Përkundër asaj që politikanë nga Kosova ishin betuar se Gjuriqit s’do t’i lejohej vizita në Kosovë, derisa Beogradi të mos e lirojë nga burgu kolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçin, një gjë e tillë si zakonisht u harrua. Gjuriq kreu vizitën e tij të parë prej kur Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për ”Trepçën”, derisa Serbia arrestoi edhe një qytetar tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendin derisa po kthehej nga Gjermania, për krime lufte gjatë viteve 1998-99 në Kosovë.

Lidhur me këtë të fundit, Nehat Mustafa, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se institucionet tona, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, janë duke u marrë me çështjen e arrestimit të Kelmendit, ashtu siç janë marrë edhe me rastin e Thaçit.

Ndërsa, në anën tjetër, njohës të sigurisë në vend dhe analist të rrethanave politike, thonë për “Bota Sot” se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërpres bisedimet me Serbinë, derisa për Gjuriqin konsiderojnë se duhet të trajtohet si kërcënim për rendin ligjor dhe kushtetues.

Analisti politik Albinot Maloku, në një prononcim për “Bota Sot”, thotë se zyrtari serb Marko Gjuriq, të gjithë veprimtarinë e vet, të cilën po e ushtron në Kosovë, është duke e bërë në kundërshtim me rendin kushtetues në vend dhe kundër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, mbështetur në këtë, Qeveria e Kosovës jo vetëm Gjuriqin, por çdo zyrtar tjetër që vepron në territorin tonë nën autoritetin e Serbisë, dhe e cila veprimtari nuk është brenda rendit ligjor dhe kushtetues sipas marrëveshjeve, duhet dhe mund t’a trajtojë si kërcënim për vendin, me ç’rast t’a arrestojë e dëbojë pa dhënë asnjë arsye, shkruan Botya Sot.

SHPËRNDAJE