amasaddsAmbasadroja e Republikes se Kosovës në Bernë znj.Nazane Breca ne bisedë me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër

 

Bernë, 3 tetor  -Ambasadroja e Republikes se Kosovës  në Zvicer  znj.Nazane Breca, ka pritur sot publicistin dhe gazetarin tonë në organizatat ndërkombetare ne Gjenevë. Marëdhëniet e Kosovës me Zvicrën, roli i qverise dhe populltes zvicerane  pas luftes ne Kosovë, migracioni, shkaqet dhe integrimi shqiptareve ne Zvicër, investitoret nga  diaspora dhe informimi si dhe  te drejtat e njeriut ne Luginen e Preshevës ishin temë bisede nga takimi i ambasadores shqiptare ne Zvicër znj.Breca me publicistin dhe gazetarin  e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”  Zonja Breca më 2 shtator te ketij viti ka dorëzuar letrat kredenciale ne Berne si ambasadores e re presidentit të Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann. Për te gjtha keto tema me interes kombëtar dhe nderkombëtar ambasadorja ka zgjerdhur agjencine e lajmeve “Presheva jonë” per te folur pe rhre te pare si ambasdadore, ekskluzivisht për nje medium shqiptar..

 

*  Të përfaqësosh vendin tënd si ambasadore në një vend demokratik, tolerant dhe neutral si Zvicra është një privilegj i veçantë. Pra znj. ambasadore  fillimisht çfarë do të thotë për ju të jeni ambasadore e një shteti të ri në Evropë, e një  vendi të vogël, me një komunitet të madh?

ambsadassddAmbasadorja Breca: Besimi i dhënë për përfaqësimin e vendit tim si ambasadore, jo vetëm në Zvicër por kudo që të isha dërguar, është një privilegj dhe nder i madh. Krahas kësaj është po ashtu një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe të cilën unë jam betuar tek vetja ta mbaj me dinjitet dhe me përkushtim. Tani sa i përket pozitës sime si ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër mund të them që është diçka e jashtëzakonshme, sepse Zvicra ka specifikat e saj, të cilat këtë shtet edhe e kanë bërë të tillë çfarë është. Unë jam përfaqësuese e shtetit më të ri në Evropë, një shtet i dalë nga një luftë e përgjakshme, me shumë dhimbje, viktima dhe me shkatërrim total infrastrukturor. Çdo shtet me një histori të tillë ka sfida përpara, të cilat duhet t’i tejkalojë gradualisht. Edhe Kosova po përballon sfida të njëpasnjëshme të cilat po i menaxhon dhe po i tejkalon me sukses. Republika e Kosovës ka shënuar progres në të gjitha sferat dhe për këtë një meritë të pakontestueshme e ka pikërisht ai komunitet, për të cilën flisni edhe ju. Diaspora e Kosovës jo vetëm në Zvicër, por kudo që është nëpër botë është ajo që e ngriti vendin nga ruinat e mbetura pas luftës dhe janë ata që edhe sot vazhdojnë të jenë pjesë vitale e progresit të vendit. Qeveria dhe populli i Kosovës e njeh dhe respekton pakufi kontributin e tyre. Sa i përket komunitetit tonë këtu në Zvicër unë personalisht fascinohem çdo ditë, sepse ngado që lëviz takoj bashkatdhetarët e mi të cilët kanë arritur një integrim të mirëfilltë në këtë vend dhe çdo ditë e më shumë po arrijnë suksese të jashtëzakonshme. Thene shkurt,  daspora shqiptare sot ka potencial te forte qe Kosovën ta bëjmë një dite Zvicër. Me mua si ambasadore, të gjithë që i kam takuar deri sot kanë qenë shumë të hapur, mikpritës dhe të gatshëm për bashkëpunim për çka shfrytëzoj rastin t’i falënderoj nga zemra.

 

* Meqë jeni në Zvicër e ambasadore e parë femër, sa jeni e kënaqur me emancipim e femrës shqiptare në vend dhe diplomacinë kosovare në vendet e huaja? Sa ajo është prezente në institucionet e Kosovës brenda e jashtë?

 

ambsadaass111111Ambasadorja Breca: Ne jemi një shtet i ri me diplomaci po ashtu shumë të re. Nuk është se në Zvicër kemi pasur dhjetëra ambasadorë tjerë. Ne kishim një ambasador të parë mashkull dhe tani jam unë grua, pra shikuar nga ky këndvështrim nuk qëndrojmë keq. Sa i përket emancipimit të femrës shqiptare në përgjithësi, të arriturat janë më së evidente, por ne nuk mund të jemi të kënaqura, sepse kjo do na bënte të ndalemi në pikën ku jemi tani. Në këtë drejtim ne duhet të punojmë çdo ditë që çështjet që kanë të bëjnë me emancipimin e femrave të avancohen gjithnjë e më shumë. Kjo sa i përket emancipimit, kurse sa i përket prezencës së femrës në institucionet e Kosovës ne zakonisht i referohemi kuotës së 30%. Kjo kuotë ka ndikuar që femra të jetë prezente, por ne duhet të synojmë që femra në pozita vendimmarrëse të jetë një praktikë e zakontë, për të cilën ndoshta një ditë kuotat e detyruara nuk do të jenë të nevojshme. Kemi shumë shembuj të femrave në pozita udhëheqëse duke filluar nga pozitat më pak publike e deri tek pozita e presidentes, duke mos harruar asnjëherë femrat në pozitat e tyre brenda FSK dhe Policisë së Kosovës. Sa i përket diplomacisë mund të them se femra qëndron mirë. Përveç meje që jam në Zvicër kemi edeh tewte mabsadore femra. A s’eshte ky shmbull i mire i emancipmit te integrimit te femres sone ne insitucionet vendore, ne këte rast ne fushën e diplomacise nderkombëtare. Pastaj kemi edhe një numër të madh të femrave diplomate në pozita tjera. Ajo çka unë personalisht mund të them është se femra shqiptare e ka dëshmuar se mund të jetë krahë për krahë me burrat dhe se mund të kryejë me përgjegjësi të plotë dhe me profesionalizëm çdo detyrë që merr përsipër. Femrat shqiptare janë më shumë se një kuotë obligative, ato janë 51% e popullatës dhe si të tilla duhet të trajtohen.

 

* Roli i shqiptareve në Zvcer, diasporës në përgjithësi në ndërtimin e forcimin e shtetit ekonomikisht dhe politikisht ? Qeveria e Kosoves viteve te fundit është kritikuar fort që s’ka bërë thuajse asgjë për diasporën. Në fakt, e vetme lidhje e Qeverisë së Kosoves me diasporën, ka qene dhe është kur është në pyetje parja. Kjo diaspore e rraskapitur e meriton një vend, përfaqësim më të merituar në institucionet e Kosoves ?

Ambasadorja Breca: E thashë edhe më lartë që qeveria dhe populli i Kosovës e di dhe e vlerëson në pafundësi rolin e Diasporës. Kritikat ndaj qeverisë të cilat i përmendni ju, janë të natyrshme sepse pa kritika nuk ka përparim, por nuk mund të thuhet që Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Diaspora duhet të largojë nga mendja që lidhja e vetme e tyre me Kosovën është paraja. Kjo nuk guxon as të mendohet. Diasporën me vendin e tyre e lidh gjaku që ka në trup. E lidh dashuria që asnjëherë nuk di të venitet, e lidh natyra e të qenurit njeri në këtë botë. Qeveria ka bërë përpjekje që sadopak të japë një kontribut në këtë drejtim pasi që siç e ceka më lartë Kosova vetë kishte dhe ka nevojë për zhvillim. Kosova ende vazhdon të ketë nevojë dhe këtë diaspora jonë e di shumë mirë dhe është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj. Këtë unë po e përjetoj çdo ditë në bisedat me bashkatdhetarët. Ne kemi një Ministri të Diasporës, e cila merret ekskluzivisht me çështjet që kanë të bëjnë me Diasporën. Pastaj është hartuar një strategji për diasporën 2015/2018. Anë e mbanë globit janë themeluar rrjetëzime profesionistësh të Diasporës si Rrjeti i Bizneseve, Rrjeti i Studentëve, Rrjeti i Juristëve etj…, pastaj organizohen trajnime për mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, është bërë me vite dhe vazhdon të bëhet dërgimi i mjeteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë, organizimi vjetor Ditët e Diasporës etj. Të gjitha këto janë një shenjë falënderimi për kontributin e Diasporës, i cili nuk ka çmim me të cilin mund të paguhet, por se nuk respektohet ky kontribut kjo asnjëherë nuk ka qëndruar dhe nuk qëndron as sot. Sa i përket përshkrimit tuaj për rolin e kësaj diaspore të rraskapitur, siç e thoni ju, unë nuk mendoj që kemi një diasporë të rraskapitur, përkundrazi ne kemi një diasporë shumë vitale dhe të suksesshme. Kurse roli i saj në Institucionet e vendit duhet të tejkalojë retorikën plakative dhe të ecet me hapa konkretë dhe me artikulim konkret të atij roli. Në këtë mënyrë jam e bindur që shumica e pjesëtarëve nga Diaspora do të japin kontributin e vet në dobi të shtetit tonë të ri.

 

* Dhe për fund, znj.Ambasadore, Kosova, shqiptarët me çfarë sy i sheh Zvicra apo çfarë imazhi kemi sot në këtë vend, apo në shtypin zviceran, evropian, megjithëse në intervistën e fundit me presidentin zviceran, ai kishte një mesazh për institucionet kosovare në Zvicër e jashtë që të punojnë sa më shumë me mërgimtarët, për të ndihmuar në integrimin e tyre dhe në luftën kundër krimit të organizuar ?

 

Ambasadorja Breca: Unë mund të flas për Kosovën dhe për bashkëvendësit e mi. Pra imazhi i qytetarëve të Kosovës por edhe i shqiptarëve në përgjithësi ka pësuar një ngritje të jashtëzakonshme këtu në Zvicër dhe jo vetëm këtu. Ky përmirësim i imazhit në radhë të parë u arrit falë vajzave dhe djemve tanë të talentuar, të cilët po mahnitin botën në fushën e sporti, artit dhe muzikës. Sa i përket punës me Diasporën ne jemi të vetëdijshëm që duhet punuar ngushtë me ta dhe këtë jemi edhe duke e bërë çdo ditë. Ne falënderojmë të gjithë qytetarët tanë këtu në Zvicër për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të na mbështetur në punën tonë.

 

Kush eshte bashkebiseduesja jonë, Ambasadorja  Nazane Breca ?

ambsadaaAmbasadorja e re e republikes se Kosovës Nazane Breca është e lindur më 28.03.1958 në Prishtinë perkrahëse e vijës se presidentit historik te Rugovës, akritektit te pamvarësise se Kosovës . Breca ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së gjatë viteve 2011-2014. Ajo është specialiste e mjekësisë familjare. Arsimimi: Magjister e Shkencave të Mjekësisë , në lëmin e mjekësisë familjare Specialiste e mjekësisë familjare Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake: 28 vjet përvojë pune Drejtoreshë e DSHMS-Prishtinë Specialiste e mjekësisë familjare Koordinatore e Qendrës së Trajnimit për Mjekësinë Familjare Gjuhë tjetër përveç amtares: Gjuhë angleze, gjuhë serbe dhe kroate, gjuhë turke

Në këtë post e zëvendëson ish-ambasadorin Naim Malaj ku Kosova për gjasem viti s’kishte ambasador në Zvicër, ne shtetin me nje komunitet me te madhe dhe rendesihem ne perendim. Më 2 shtator te ketij viti ajo ka dorzuar letrat kredenciale ne Berne si ambasadores e re presidentit të Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann.

SHPËRNDAJE