Preshevë, 6 shtator -Një kamion me targa shqiptare ka goditur mbrëmë një automjet ushtarak e policor serb, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Mësohet se ngjarja ka ndodhur aty rreth orës 19:30 në Kralevë të Serbisë.
Për pasojë, një ushtarak serb ka mbetur i plagosur nga goditja, e cila ka qenë ballazi. Policia serbe ende nuk kanë dhënë detaje mbi aksidentin, por njofton se shoferi shqiptar është ndaluar dhe po merret në pyetje