beeeKomisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të parlamentit evropian, pritet që sonte të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Komisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të parlamentit evropian, pritet që sonte të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Fisnik Rexhepi, këshilltar politik në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, thotë për KosovaPress se sot kemi të bëjmë vetëm me një hap procedural të radhës, në vendimmarrjen e institucionit të BE-së dhe se një gjë e tillë duhet pastaj të kalojë në seancë plenare dhe të marrë edhe pëlqimin e shteteve anëtare, në kuadër të këshillit të BE-së. Megjithëse nuk mund të jap një datë, se kur qytetarët e vendit mund të lëvizin lirshëm, Rexhepi thotë se institucionet e vendit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme të përmbushin kërkesat e BE-së dhe se i vetmi kriter i papërmbushur, mbetet ai i demarkacionit me Malin e Zi.

Rexhepi: Na ka mbetur të përmbushim vetëm kriterin për demarkacionin me malin e Zi

“Kosova ka përmbushur plotësisht 93 nga 95 kriteret të cilat i kemi apsur me udhërrëfyes. Sa i përket ratifikimit së marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ju e dini që kjo gjë është një kusht i prerë nga ana e institucionit të BE-së. Sa i përket kriterit tjetër që ka të bëjë me një historik të rasteve të hetimit, ndjekjes dhe dënimit të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është bërë progres i madh në këtë drejtim dhe si rezultat i këtij progresi KE ka rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Mirëpo Kosova, jo vetëm në proces të liberalizimit të vizave por përgjatë gjithë procesit të integrimit evropian, do të duhet të tregoj vendosmëri përkushtim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përmbushja ose rezultatet në këtë segment nuk kufizohen me proces të liberalizimit të vizave, andaj ne jemi të bindur se Kosova ka bërë mjaftë në këtë drejtim dhe kjo i mundëson BE-së që të marrë një vendim meritor për Kosovën. Ndërkohë që ne po shpresojmë që vazhdimi i procedurave të vendimmarrjes në institucionet e BE-së, do të shërbejë dhe si inkurajim për institucionet e Kosovës, në këtë rast për Qeverinë dhe Kuvendin që të përmbushin kriterin e fundit të mbetur në këtë proces, që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me malin e Zi”, tha ai.

Por njëjtë nuk mendon opozita. Përfaqësues opozitarë pohojnë se mos luftimi i korrupsionit dhe krimit, është ai që po e pengon këtë proces. Sekretari organizativ i Lëvizjes VV, Dardan Molliqaj thotë se klani Pronto dhe krimi i organizuar po e pengojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai madje thotë se pa u luftuar në thelb krimi dhe korrupsioni dhe pa shkuar në burg pushtetarët e korruptuar, nuk ka liberalizim.

Molliqaj: Pa shku në burg klani Pronto s’ka liberalizim

“Besoj që tash përgjegjësinë nëse i rrimë logjikës së pushtetit e ka kryeministri. Kryeministri e ka tërhequr nga Kuvendi demarkacionin. Ata po e pamundësojnë liberalizimin e vizave për Kosovën por kjo mendoj që nuk është përmbajtjesorja. Unë besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë me pa liri të lirë të lëvizjes, kjo gjë po i pamundësohet dhe mohohet nga BE-ja pa të drejtë. Ata që janë penguesit kryesor të mungesës së liberalizimit të vizave në Kosovë, është klani Pronto dhe krimi i organizuar në Kosovë, pa e luftuar në thelb krimin e organizuar dhe këtë klan dhe pa i larguar këta nga pushteti dhe pa i dërguar në vendin të cilin e kanë, që është burgu dhe pa ia konfisku pasurinë, nuk ka liberalizim të vizave”, tha ai.

Molliqaj madje pohon se Kosova më afër i ka zgjedhjet se liberalizimin e vizave.

Molliqaj: Më afër i kemi zgjedhjet, se liberalizimin

“Kisha pasur dëshirë që qytetarët e Republikës së Kosovës ta marrin liberalizimin e vizave këtë vit, por unë besoj që me afër jemi me e dërguar vendin në zgjedhje, se sa me marrë liberalizim të vizave”, tha ai.

Kurse, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë për KosovaPress se procesi i liberalizimit të vizave është përdorë shumë dhe si premtim elektoral dhe se tash e sa vite premtime, asgjë s’po duket në horizont.

“Është shumë e dhimbshme kur sot dëgjon nga pushtetit se si krijojnë alibi me një temë që është krejtësisht jashtë orbitës se temës. Është futur si kusht jo legal, sepse bashkimi evropian nuk e ka si precedent nga e kaluara një kusht të tillë, ta zëmë t’u thuhet shteteve të cilat kanë qenë në proces të liberalizimit se një nga kushtet e keni demarkimin e kufijve. Pra, ndërlidhja e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, është bërë me tepër me insistimin e qeverisë tonë se sa që është kusht i qëndrueshëm i Komisionit Evropian”, thotë ai.

Lekaj thotë se liberalizimi mbetet dëshirë e kahmotshme, pasi që qytetarët vazhdojnë të jetojnë në Geto, pa fajin e tyre. Fajtor për këtë izolim, sipas tij, mbetet qeveria e vendit, krimi dhe korrupsionii cili është në shkallë alarmante.

“Qytetarët tonë, pa fajin e tyre janë të vetmit thuajse në “geto”. E them pa fajin e tyre sepse për këtë fajtorë është Qeveria me skandalet e saj në procesin e pasaportave. Pastaj, sa herë dalin raportet qoftë nga BE apo departamenti i shtetit amerikan, vlerësimin për krimin e korrupsionin në institucione ose që ndërlidhet me to, është në shkallën alarmante, e cila qeveri e botës do t’i besonte një populli, që e ka qeverinë të rangut më të lartë në korrupsion, t’ua hapte dyert pa shumë procedura dhe verifikime. Të gjithë e dimë, vetëm nëse s’duam ta pranojmë, se cilat janë kërkesat legale, të parashtruar që nga fillimi, te institucioneve të BE-së, përfshirë këtu edhe Parlamentin Evropian, për liberalizimin e vizave”, thotë ai

SHPËRNDAJE