“Paralajmërimi i vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë, më 7 Mars, nuk i ka shqetësuar Serbët në këto dy komuna të Luginës së Preshevës”, thotë deputeti popullor nga (SNS) Nenad Mitrovic

 

Bujanoc, 6 mars – “Paralajmërimi i vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë, më 7 Mars, nuk i ka shqetësuar Serbët në këto dy komuna të Luginës së Preshevës”, thekson deputeti popullor nga (SNS) Nenad Mitroviq, për mediet serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. “ Konsideroj që kryetari i Shqipërisë vjen t`i vizitojë bashkatdhetarët që jetojnë në Bujanoc dhe Preshevë dhe të sigurohet në cilën mënyrë shteti ynë i respekton të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi. Të shohë që Bujanoci dhe Presheva kanë kryetarin e komunës dhe kryetarin e Kuvendit dhe aspak nuk ngecim në plotësimin e të drejtave të pakicave kombëtare ashtu siç bëjnë dhe shtetet tjera të botës”, thot Mitroviq. Në pyetjen si e komenton deklaratën e Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, që pozita e shqiptarëve në Jug të Serbisë duhet të jetë e rregulluar me Kushtetutën e Shqipërisë, Mitroviq, është përgjigjur se Musliu jep deklarata jo serioze. “ Mendoj që kjo nuk është në frymën e rritjes së shkallës së besimit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në këto komuna. Ai me deklaratat e veta inkurajon jostabilitet dhe qëllimi i tij është ta destabilizojë gjendjen në këtë rajon”, ka thënë Mitroviq, deputeti popullor SNS-së nga Bujanoci. Ai në fund shtoi se përfaqësuesit serbë nuk janë të ftuar dhe se atë ditë në Shqipëri kremtohet, Dita e Mësuesit, ashtu që Nishani do të vizitoj shkollën fillore në Tërnocin e Madh. Sa i përket Preshevës paralajmërimi i vizitës së kryetarit të Shqipërisë nuk ka marrë jehonë të veçantë tek serbët, ka deklaruar anëtari i bordit kryesor SPS-së dhe sekretar i Këshillit Komunal të kësaj partie në Preshevë, Dragolub Filipoviq. “ E dimë që Bujanoci do të jetë mikpritës i kryetarit të Shqipërisë dhe sipas meje kërkon qëndrim të qartë të udhëheqjes shtetërore të Serbisë, dhe i rrethit të Pçinjes. Vizita e kryetarit të një shteti, në këtë rast i Shqipërisë, ka rëndësi dhe do t`i përkrahje të caktuar morale tek popullata shqiptare e këtij rajoni. Sa i përket Serbëve, ne atë e kishim pranuar vetëm kur vizita të ketë qenë në nivel shtetëror, se a do të ndodhë kjo, pritet të shihet”, thekson Filipovic/ Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE