Preshevë, 6 mars -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, viziton në 7 mars Luginën e Preshevës. Per te rrealizuar ket vizite njeditëshe nuk kane mbetur edhe pak orë. Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Komunat Bujanoc dhe Preshevë në Serbi po përgatiten për pritjen e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, që është paralajmëruar për nesër dhe të cilën përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këto komuna e vlerësojnë si historike.

Me rastin e vizitës së zotit Nishani në disa pjesë të qytetit të Bujanocit janë vendosur mbishkrime në të cilat shkruan “Mirë se vini President”. Pas Bujanocit, presidenti i Shqipërisë e viziton edhe Preshevën. Autoritetet komunale i kanë ftuar qytetarët që të dalin në pritje për presidentin Nishani dhe të tregojnë mikpritjen e tyre.

Siç është paralajmëruar, zoti Nishani nesër në mesditë arrin në Bujanoc, me ç’rast takohet me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, me ftesë të të cilit realizohet kjo vizitë, dhe me politikanë të tjerë shqiptarë të kësaj komune.

 

Te rinjt serbe ne Bujanoc: Hej njerez jemi ketu ne Shqiperi apo Serbi ?! (“hej ljudi, mismo ovde u Albaniju ili u Srbiji”)

Kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit shqiptar në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha. Per dallim nga presidenti  Enver Hoxha dhe Bujar Nishani i pari para 69 vitesh u gjend ne Serbi por ne mesin e serbeve, kurse  i dyti ne mesin e shqiptarëve, prandaj edhe kjo vizite mund te konsiderohet vizite e pare, historike e nje presidenti shqiptare ne Luginen e Peshevës, cka serbët me shume  i tremben kësaj vizitë, se asaj te pares shtate decenie me parë ne Beograd.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”viziten e  presidentin te Republikës se Shqipërisë Bujar Nishanin në Krahinën e Preshevës e ka konsideruar me shume se nje vizite historike, vizite e shekullit e mileniumit të ri ! Prandaj edhe Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur presidentin shqiptar Nishanin se “Personalitet të vitit-2017” në rajon me rastin e vizites së tij në Krahinën e Preshevës mu në ditën e mësuesit, shkollës shqipe, te cilit Redaksia i jep titullin “mësues i madh i paqes, stabilitetit në ballkan dhe i unifikimit të faktorit shqiptar në Gadishullin Ilirik” vendi i të colit si anetare e NATO-s po kontirbuon paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Pas shpalljes se presidentit shiptar “Personalitet te vitit 2017” nga redaksia e “Presheva Jonë” ka pasur reagime te shumta ne emialit redakise dhe fb të agjencise sidomos nga serbet, tek te cilet mbretëron pyetja “pse nuk e keni shpallur personalit viti nje presidentin e Serbise, por presidentn e nje shteti te huaj.?”  Vec kesaj ne shume letra e reagime serbe nga Beogradi e Nishi pyesi se Presheva eshte Serbi apo Shqiperi ?.. Pytja jone  ishte e thjeshtë  se ne historikun  e Presheves nuk mbehet mend se kurre nuk ka shkelur kembe e ndonje presidenti serb?! Sikur t’mos ishin emigrantet afrikan dhe siriane ndoshta es kembe e kryeministrit serb ASleksander Vucic, Nga kjo mund te del se Serbia rresekton me shume  afrikanet se sa “qyteraet”  e saj shqiptarë, cka jorastesisht lideret e Lugines disa here kane pohuar se qeveria serbe shqiptaret e Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves i konsideron si njerez te dores se dytë..

 

Vec kesaj, ekipi i gazetareve të agjencisdë së  lajmeve “Presheva jonë” sot ne qytetin e Bujanocit dhe Preshevë ka zhvillaur nje ankerte me qyteraet shiptare e serbe se cafre mendojne dhe presin nga presidneit shuiptare neser ne Luginen e Preshevë?. Kontaktuar disa serebë,. lidhur em vizite ne fjalë ata kur pane baderolat me portretin e presidentit shqiptar kane pyetur duke qeshur me ironi “Hej njerez jemi ketu ne Shqiperi apo Serbi ” (“hej ljudi mismo ovde u Albaniju ili u Srbiji”) ?!  Dhe nëse ke i parasysh  se ne Presheve apo “Juzna Srbi” si e quan Beogradi apo mediat serbe, nuk ka qene kurre ndone president i Serbise, padyshim kljio pyetje del kme vedn nga vete serbetr, se  Lugina e Presheves eshte Serbi apo Shqiperi ?

 

SHPËRNDAJE