Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”…e psejo, një ditë Shqipërinë edhe Kosovën t mos e bëjmë si Zvicrën…
Marrëdhëniet Shqipëri-Zvicër-Kosovë janë përqendruar në fushën e diploamcisë, politikës dhe sigurisë dhe në shkëmbimet kulturore. Në Zvcër sot jetojnë dhe jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë, pjesa dërmuese nga Kosova.
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët
1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 731 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cenoheshin nga agresorët e huaj.
Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 1 Gushtit fi llon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjera që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty fl et Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathtës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fi shekzjarrë, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë, simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj në dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djathë i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).
Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve
Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, derisa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e qeverisë federale. Lidhur me politikën e jashtme mund të përmendim këtu fjalët e ministres së saj të Jashtme, Micheline Calm-Rey e cila në analizën e saj “Diplomacia zvicerane në konfi guracionin e ri europian dhe botëror thekson: “Fati i Zvicrës është i lidhur sa vjen e më tepër me atë që ndodh në një hapësirë megjithatë të mondializuar. Pra ajo nuk mund të pretendojë të organizohet vetëm për vete, sepse ajo varet, nëse do apo nuk do, nga raportet e forcave që e rrethojnë. Mënyra e saj e trajtimit të çështjeve të mëdha ndërkombëtare ka si cilësi që të jetë e pavarur dhe e bazuar në të drejtën. Zvicra nuk ka armiq të deklaruar, por raportet ndërkombëtare të forcës janë ashpërsuar. Globalizmi kërkon aleanca të reja të fuqishme, më shumë interesa sesa ideologji. Një botë e re imponon dimensionet dhe kërkesat e saj. Shkëmbimet vazhdojnë, njerëzit, të mirat materiale, fl ukset fi nanciare. Presionet fi skale të Bashkimit Europian, procesi i UBS në SHBA kanë nxjerrë në pah nevojën e largimit nga një “listë gri” të G20, apo ndërhyrja e Gjermanisë dhe sidomos e ministrit të saj të Ekonomisë. Para disa kohësh, një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të Zvicrës në Bashkimin Europian. Dihet se Zvicra është një vend i vogël me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Natyrisht, kjo ka një çmim, duke pasur parasysh presionet që i janë bërë asaj dhe që i përmendëm më sipër. Por sot ekziston një brez të rinjsh që janë të hapur ndaj botës dhe që kanë dëshirë të krijojnë, të fi tojnë. Kjo forcë e re, brezi i viteve ‘70- të që ka sot 40 vjeç, shprehet sidomos në Zvicrën romande. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Europën, SHBA dhe gjithë botën.
Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne
Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave, pakteve, që kishin në fi llim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha të ndryshme. Sipas parimit “një për të gjithë dhe të gjithë për një”, e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar, kantonet fi lluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet e mëdha europiane (mund të citohet marrëveshja me Francën në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e Shenjtë në fi llim të shekullit XVI). Megjithatë, kantonet e ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk ekzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëherë ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetëm ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Zvicra, siç e përmendëm më sipër, është e ndarë në 26 kantone, të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një nëndarje ndërmjetëse që quhet “distrikt”. Disa kantone ose rajone janë të grupuara në hapësira (Hapësira “Mittelland”, hapësira “Bejune” etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike.
Zviceranët jashtë janë sot 700 mijë vetë, nga të cilët tre të katërtat kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur interesat e tyre, “Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit”, mban çdo vit kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo ekziston qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si “Zvicra e Pestë”, ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mirë për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e saj.
Në mesazhin e përshëndetjes me rastin e festës kombëtare të 1 gushtit, Presidentja e konfederatës zvicerane, zonja Micheline Calmy-Rey, ndër të tjera thekson: “Dashuria juaj për Zvicrën nuk është vetëm në një drejtim. Sepse, në të njëjtën mënyrë, që ju e ndieni veten të lidhur me vendin tuaj, Zvicra merr pjesë në ekzistencën tuaj. Dhe kjo jo vetëm më 1 gusht, por gjithë vitin. Shpesh thuhet se zviceranët që janë vendosur gjetiu, janë ambasadorët e Zvicrës jashtë shtetit. Sipas mendimit tim, ju jeni më shumë se kaq. Ju simbolizoni lidhjen tonë me botën e jashtme. Ju bëni që vlerat zvicerane të jenë një realitet në jetën e përditshme. Në sajë tuaj ata dhe ato që janë pranë jush, dinë më tepër për vendin tonë. Dhe, kur një ditë, ju do të vini të vendoseni në Zvicër, ekonomia jonë do të përfi tojë nga përvojat që ju keni fi tuar. Ju falënderoj për kontributin tuaj për prosperitetin e vendit tonë”.
A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t’i tërheqë rreth vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet dhe miqtë e shumtë? Ashtu siç uron Shqipëria demokratike që stimulon prej disa kohësh kthimin e “trurit” shqiptar në tokën mëmë, për të dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e ekonomisë, shkencës, kulturës, mjekësisë, për të ruajtur vlerat e kombit të lashtë europian.
Lulet dhe Flamuri i Zvicrës dhe i Kantonit në çezmën e Montanës
Si njohës i mjedisit dhe jetës në përgjithësi në Zvicër jam përpjekur të “kalkoj” nëpërmjet refl eksioneve të mia, atë kulturë, politikë, gjendje shoqërore, demokraci, mirësi, solidaritet, që ekziston në Zvicër, jo vetëm nga vetë zviceranët, por edhe nga funksionarët ndërkombëtarë, gazetarët e shkrimtarët miq, me të cilët kam punuar e punoj prej disa dekadash. Jashtë afi shimit siç ndodh në median shqiptare (një pjesë e saj) të fenomeneve të tilla si prostitucion, vrasje, grabitje, korrupsion, të cilat zënë shumë pak vend në shtypin e vendeve demokratike, pasi ato e çorientojnë lexuesin apo e shtyjnë të ndërmarrin veprime të gabuara.
Këto ditë kam botuar disa artikuj lidhur me përkatësinë “de facto” dhe “de jure” të Shqipërisë në Europë. Ndoshta është e rëndësishme të theksoj se unë kam shkruar edhe më parë dhjetëra e dhjetëra shkrime publicistike lidhur me këtë problem, një pjesë të të cilave i kam përfshirë në librin tim të fundit: “Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët”, pavarësisht nga sistemi politik i kaluar apo aktual në Shqipëri, pasi kjo i takon popullit shqiptar që është i vendosur në tokën europiane, shumë më përpara se popuj të tjerë që janë në Europën e Brukselit prej dekadash. Më ka shqetësuar dhe më shqetëson një fakt: Pse duhet lidhur “tahmaja” e madhe për karrige e ofi qe, privilegje, e një pjese të opozitës apo pozitës në Parlamentin shqiptar, pse opozita duhet të shkojë në Bruksel apo Strasburg dhe të fl asë kundër futjes së Shqipërisë në Europë. Shqipëria nuk është as çifl ig i disa personave, ajo është pronë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, në Tiranë, Sarandë, Korçë, Tropojë, Konispol, Devoll, Voskopojë, Durrës, Kukës, Burrel, Lezhë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Himarë e kudo që ndodhen, si edhe brezave të tërë që përkohësisht apo përgjithmonë janë vendosur në Diasporë. Shqipëria u përket shqiptarëve, atij populli që nxori Skënderbeun, Nënë Terezën, Nolin, Rilindësit, Aristidh Kolën, me miq të përkushtuar për çështjen shqiptare dhe tokat e saj, për gjuhën dhe letrat shqipe, si Bajroni, Edith Durham, ish-presidenti i SHBA-së, Wilson, Robert d’Angely, Norbet Jokl, e shumë të tjerë. Ajo i përket brezit të ri të shqiptarëve, të aftë, të shkolluar, të përkushtuar që janë vendosur në vendet europiane dhe japin edhe ata ndihmesën modeste për demokracinë, ekonominë, shkencën, letërsinë, mjekësinë e në përgjithësi zhvillimin e tyre.
Zvicra dhe shqiptarët
Zvicrën, shqiptarët e kanë zbuluar shumë përpara. Si pararendës përmendet një grup i fi sit ilir të Dardanëve që jetonte në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, ata zbritën në rajonin e Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njëra që quhet Dardanji. Gjithashtu, dihet se Zvicra, para 130 vitesh ka qenë ëndrra e Rilindësve për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”… Në njoftimet zyrtare lidhur me marrëdhëniet e Zvicrës Shqipërinë lexoj ndër të tjera: Shqipëria e fi toi pavarësinë në 1912 dhe u njoh zyrtarisht nga Zvicra më 1922. Shtatë vjet më vonë, të dy vendet nënshkruan një konventë të vendosjes së marrëdhënieve dhe të tregtisë. Pas çlirimit, Zvicra vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në vitin 1970. Pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1992 u hap një ambasadë e Zvicrës në Tiranë. Qysh nga ai vit, marrëdhëniet dypalëshe u intensifi kuan. Marrëdhëniet dypalëshe janë përqendruar në fushën e politikën e sigurisë dhe në shkëmbimet kulturore. Janë nënshkruar një numër marrëveshjesh: marrëveshje lidhur me mbrojtjen reciproke të investimeve (1992), marrëveshja e tregtisë dhe e kooperimit ekonomik (1995), konventa e imponimit të dyfi shtë (1999), marrëveshja e ripranimit (2000), marrëveshja mbi bashkëpunimin teknik, fi nanciar dhe humanitar (2001), marrëveshja mbi bashkëpunimin policor në fushën e luftës kundër kriminalitetit (2005), marrëveshja e shkëmbimit të lirë midis shteteve të AELE dhe Shqipërisë (2009). Drejtoria e zhvillimit dhe kooperimit (DDC) dhe sekretariati i Shtetit për Ekonominë (SECO) janë të përfaqësuara në vend nga një zyrë koordinimi. Shqipëria është një vend prioritar i kooperimit zviceran për zhvillimin: 2008, ndihma e Zvicrës për Shqipërinë u rrit në 13 milionë franga zvicerane.
Në takimin shumë konstruktiv, me zonjën e nderuar, Yvana Enzler, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Zvicrës në Republikën e Shqipërisë, njohëse e thellë e mjedisit shqiptar, ajo më foli me fjalët më të mira për ecurinë drejt demokracisë të vendit tonë, për njerëzit punëtorë, fi snikë, liridashës, për natyrën e bukur shqiptare, për zviceranët që japin ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme në Shqipëri, për projektet e reja dhe për mundësitë që ekzistojnë për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Gjë që u pa edhe në takimet e mia të ngrohta në Festën e 1 Gushtit, të organizuar nga Klubi Zviceran i Shqipërisë, i drejtuar nga arkitekti zviceran, Martin.
Le të urojmë në këtë ditë të bukur dhe domethënëse të Festës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane që marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Zvicrës së vogël prej 48 mijë km2, me njerëz punëtorë, fi snikë që kanë pritur në tokën e tyre të begatë afro 200’000 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, që të dy vendet të punojnë në unison për begatinë reciproke. Shqipëria ka shumë miq në Zvicër, ashtu si edhe Zvicra ka të tillë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi apo në Diasporë dhe ata punojnë së bashku për të ndërtuar shoqërinë e re, në mirësi, solidaritet, për të ruajtur vlerat e mira të Kombeve tona europiane. Zvicra dhe Shqipëria janë larg me rrugë ajrore vetëm 1100 km dhe çdo ditë shoqëritë ajrore ndihmojnë shqiptarë, zviceranë dhe njerëz të kombeve të tjerë të punojnë e të kalojnë pushimet në vendet respektive.