Medvegjek, 26 janar -Nga 10 lidere sa ka sot Lugina e Preshves vetem 3-4 i ka thëne OK pejsemarrjes ne zgjedhjet e ardhshme ne Serbi. Siq dihet kjo OK doli pas vizites se perqesueseve te Presheves dhe Bujanocit ne Beograd dhe Tirane, duke injoruar ata te Medvegjës. Madje, per ket pjesemarrje shefi i TK Zoran Stankvic sot permes mediave serbe ka fenderuar Tiranene cila keshilloi disa lidere nga Presheva dhe Bujanoci, per te marre pjese ne këto zgjedhje serbe.

 

Salihu: Koha ka deshmuar se manovrimet politikie te Presheves dhe Bujanocit kane qene te demshme dhe vetevrasese per Medvegjen dhe en perjgithesi për shqiptaret e Lugines

Stankovic duke falenderuar sot Shaip Kamberin dhe Shqiperim Arfin ne mediat serbe ka deklaruar se “Dalja e Presheves dhe Bujanocit në zgjedhje konfirmon se ato janë pjesë te Serbisë (“Izlazak Albanaca s juga na izbore potvrda da su deo Srbije”), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

I pyetur rreth zgjedhjeve te ardhshme ne Serbi deputeti nga Medvegja Muahrrem Salihu njherit nje veprtmtar i shquar ne perendim dhe biznesmen me renome evopiane për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “perfaqesimi i Medvegjes eshte jetike per shqiptaret e Medvegjes ne pergjithesi, parasegjithash per ata te cilet sot jane pa adresa te fshire nga regjistart themeltar.”

Sipas z.salihu “Nuk eshte jetike, te perfaqesohen 5 apo 6 per qind shqiptare qe Serbia i ak kursyer nga pasivizimi. Eshte jetike te perfaqesohen shqiptaret e pasivizuar te cilet sot jane shumice e shqiptareve ne ne Medvegjë. Janë mbi 7 mije te tillë. Prandaj qe ne fillim eshte bere gabim sespe kriteri i perfaqesimit te shqipatereve ne listen e perbashkët per zgjedhje parlamentare nuk do te ishte te ishin subjektet politike. Me ketë desha te them se ne nga Medvegja nese dalim ne zgjedhje, dalim jo per hater te Beogradit as te Tiranes por per hater të qytetareve tane..

“Ne anet tjeter siq dihet Medvegja gjthnje ka qene e disipilinuar karshi politikave qe ka krijuar Presheva dhe Bujanoca. Kjo nuk eshte e interesuar se me kë apo ku eshte keshilluar elita politike ne keto dy komuna. Mirepo koha ka deshmuar se keto politika kane qene te demshme dhe vetevrasese per Medvegjen sidomos për shqiptaret e Lugines ne pergjithesi. Medvegja është muri rrethues mbrojtës i ketyre tri komunave. Nese ky mur rrëzohet, rreziku ndaj dy komunave të tjera (Bujanoc dhe Preshevë) është i pashmangshëm dhe e ardhmja e mesme mundë të sjellë atë çka nuk do të mundnim më ta ndryshonim.. Apo si thone kur te vij e arusha ne kojshi, prite edhe ne shtepi.. Prandaj, kam friken se do tre viojme ne nje situate qe nuk do t ekemi mundiesi dhe hapsire per verprimqe nje dite ndoshta do te jete vone..” ka thenë në fund deputeti shqiptar nga Medvegja.

SHPËRNDAJE