Lideri nga Lugina e Preshedës Muaharrem Salihu, nje biznesmen dhe veprimtar i shquar shqiptar nga Medvegja ne perendim me shume se gjysmen e jete se tij e ka kaluar ne qendrat e ndryshme  evopiane duke filluar ga Gjeneva, ne Bruskel se fundit Venezzia i cili para dy vitesh ju eshte kthyer vendlindjes se tij per t’i kontribouar zhvillimit ekonomik me qellim te parandalimit te eskodit si dhe avancimit te proceseve demokratike sipas modelit evropian të fituara nga ai nga pervojat gjate tri decenieve te fundit ne Evropë. Muharrem Salihu, themelues i AFEDS aktualisht ështe deputet ne Komunen e Medvegjës i cili kur erdhi ketu e Medvegjen e gjet te diskrimnuar dhe te reduktuar numerikisht nga shqiptaret, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

A po lihet qëllimisht Medvegja jashtë listës së përbashkët për deputet?

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë në prag. Nga 10 lidere sa ka sot Lugina e Preshves vetem 3-4 i ka thëne OK pjesemarrjes ne zgjedhjet e ardhshme ne Serbi. Siq dihet kjo OK doli pas vizites se perqesueseve te Presheves dhe Bujanocit ne Beograd dhe Tirane, duke injoruar ata te Medvegjës. Madje, per ket pjesemarrje shefi i TK Zoran Stankovic sot permes mediave serbe ka falenderuar Tiranen e cila i keshilloi disa lidere nga Presheva dhe Bujanoci, per te marre pjese ne këto zgjedhje serbe

“Medvegja nëse del ne zgjedhje, del jo per hater te Beogradit as Tiranes, por për hatër të qytetareve te saj! Koha ka deshmuar se manovrimet politikie te Presheves dhe Bujanocit kane qene te demshme dhe vetevrasese per Medvegjen dhe en perjgithesi për shqiptaret e Lugines ka thëne deputei shiptar nga Medvegjas Muharrem Salihu ne nje inerviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Forcat politike shqiptare, kryesisht në 3 komunat shqiptare në jug të Serbisë — Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, janë përballë një dileme të madhe por edhe jetike njëkohësisht për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone: Të marrin pjesë apo të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare? Bojkoti i zgjedhjeve iu heq zyrtarisht shqiptarëve mundësinë që të jenë të përfshirë si minoritet në pushtetin legjislativ në Serbi.

Për pasojë nuk do të kenë një zë që të përcjellë shqetësimet e tyre. E kundërta, pjesëmarrja zyrtarizon njohjen de jure të gjendjes dhe të politikave serbe në dëm të shqiptarëve, pasi është njohur në këtë mënyrë numri i shqiptarëve që ka dashur qeveria serbe të paraqesë në Serbi. Ndaj, pjesëmarrja në këto zgjedhje nëse realizohet pa një bashkërendim mes drejtuesve politikë shqiptarë, mund të quhen si thikë me dy presa.

I pyetur rreth zgjedhjeve te ardhshme ne Serbi deputeti nga Medvegja Muharrem Salihu Themelues AFEDS, njëherit nje veprimtar i shquar ne perendim dhe biznesmen me renome evopiane për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “perfaqesimi i Medvegjes eshte jetike per shqiptaret e Medvegjes ne pergjithesi, parasegjithash per ata te cilet sot jane pa adresa te fshire nga regjistart themeltar.”

Sipas z.salihu “Nuk eshte jetike, te perfaqesohen 5 apo 6 per qind shqiptare qe Serbia i ak kursyer nga pasivizimi. Eshte jetike te perfaqesohen shqiptaret e pasivizuar te cilet sot jane shumice e shqiptareve ne ne Medvegjë. Janë mbi 7 mije te tillë. Prandaj qe ne fillim eshte bere gabim sespe kriteri i perfaqesimit te shqipatereve ne listen e perbashkët per zgjedhje parlamentare nuk do te ishte te ishin subjektet politike. Me ketë desha te them se ne nga Medvegja nese dalim ne zgjedhje, dalim jo per hater te Beogradit as te Tiranes por per hater të qytetareve tane..

Sipas tij “Drejtuesit shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc kanë detyrim patriotik, moral dhe politik të punojnë dhe luftojnë të bashkuar për të mbrojtur kauzën e shqiptarëve në Serbi, kryesisht atyre në Medvegjë. Prania e shqiptarëve në zgjedhje duhet të kushtëzohet me kthimin e adresave që u janë mohuar të gjithë medvegjasve. Ky veprim u kthen atyre dinjitetin dhe i bën të jenë të gjallë mes të gjallëve. Medvegja ka më shumë nevojë që kjo pjesë e popullatës që është persekutuar përmes mohimit të adresave të përfaqësohet në parlamentin e Serbisë, sesa medvegjasit që janë kursyer nga mohimi i adresave. Ndihma ndaj popullatës medvegjase së shtypur, të çregjistruar dhe të fshirë nga regjistrat civilë është emergjencë kombëtare dhe forcat politike shqiptare në Serbi nuk duhet të heshtin.”

Lëshimi i territoreve shqiptare të Medvegjës në kohë paqe, por që nuk u realizua as me luftë, është baraz me shitje të territorit shqiptar dhe klasifikohet si tradhëti kombëtare” ka then depteti Muahrrem Salihu duke shtuar sde  “Në emër të medvegjasve të cënuar, ju bëj thirrje liderve shqiptarë në Serbi, që të bashkojnë forcat, të kthejnë sytë nga Medvegja që po lëngon dhe ta bëjnë çështje të kauzës së tyre. Historia nuk do ua fali. Ndaj lënia e medvegjasve pa përfaqësi në listën e përbashkët të forceve politike nga Presheva dhe Bujanoci nuk është e rastësishme.”

Nga ana tjetër sipas Salihut “qeveritë shqiptare po ndihen të pafuqishme përballë kësaj gjendje të rënduar në Medvegjë. Kjo kohë negociatash për rikthimin në tryezën e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë, është vendimtare edhe për të ardhmen e medvegjasve dhe të shqiptarëve në tërësi që jetojnë në Serbi.”

“Përfshirja e partive poitike shqiptare pa kushte në zgjedhjet parlamentare në Serbi sjell të mira vetëm për Serbinë, në të paktën dy aspekte themelore: së pari, do të lehtësojë pozitën e Serbisë në bisedime, pasi prania e shqiptarëve në zgjedhje do të përkthehet si miratim me politikat serbe, ndaj nuk do të ketë një çështje të shqiptarëve të Serbisë për diskutim mes Kosovës dhe Serbisë; dhe së dyti, Serbia siç e ka nisur, ka gjasa të shpopullojë Medvegjën nga shqiptarët, duke u rrëmbyer ditën me diell dhe në shekullin e XXI, tokat autoktonëve, që nuk arriti t’ua marrë në 140 vite përpjekje e zbatim të politikave shoviniste e shfarrosëse që ka ndërmarr ndër vite kundër shqiptarëve.” ka ennizuar Muahrrem Salihu

“Medvegja është muri rrethues mbrojtës i ketyre tri komunave. Nese ky mur rrëzohet, rreziku ndaj dy komunave të tjera (Bujanoc dhe Preshevë) është i pashmangshëm dhe e ardhmja e mesme mundë të sjellë atë çka nuk do të mundnim më ta ndryshonim.. Apo si thone kur te vij e arusha ne kojshi, prite edhe ne shtepi.. Prandaj, kam friken se do tre viojme ne nje situate qe nuk do t ekemi mundiesi dhe hapsire per veprime qe nje dite ndoshta do te jete vone..” ka thenë në fund deputeti shqiptar nga Medvegja duke perfunduar me apelin se: Koha nuk pret më! Medvegja duhet mbrojtur dhe jo braktisur!

SHPËRNDAJE