Seanca e gjashtë e kuvendit komunal për këtë vitë që u mbajtë në ditën e Martë (11.10.2011) edhe kryetarit të komunës së Bujanocit i solli telashe të mëdha.

Iniciativa e 4 këshilltarëve të Partisë Demokratike për ndryshimin e emërimeve të disa rrugëve të qytetit të Bujanocit për pak sa nuk e qoi kryetarin e komunës Shaip Kamberin të japë dorëheqje nga ky post.

Një burim i sigurt i RTV-Spektrit brenda krahut të kryetarit të komunës i cili kërkoi të mbetet anonim, sot i referoi një informacion shumë interesant gazetarit tonë.

Rrëfimi i burimit tonë ishte kështu: – Në momentin kur 4 këshilltarët e Partisë Demokratike ishin të vendosur që iniciativa e tyre për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të qytetit me çdo kusht të futet në rend dite, dhe në momentin kur ata nuk lan asnjë mundësi të dyshohet se ky propozim është vetëm një trik politik i tyre sepse në një moment këshilltari Hajredin Hyda doli në foltore dhe ftoi të gjitha partitë tjera shqipëtare që mund ta marin sikur iniciativë të veten dhe këshilltarët e PD-së do t’i përkarahin, dhe kur kësaj iniciative ju bashkuan edhe këshilltarët e LPD-së – bartësi i tyre Dr. Adnan Salihu në foltore propozoi që menjëherë të propozohet komisioni i cili do të miret me këtë punë, ky propozim i LPD-së edhe më shumë i komplikoi rrjedhat e seancës në vazhdim. Askund tjetër nuk mund të shihet që subjekti politik i cili mban shumicën në udhëheqjen e pushtetit të braktiset nga kuvendi, kështu dje veproi kryetari i komunës Bujanocit duke i ftuar këshilltarët e PVD-së ta lëshojnë sallën, ky ishte një veprim i paparë deri më tani. Dhe kur edhe partneri i koalicionit serb Stojança Arsiç me çdo kusht kundërshtonte marrjen e vendimit për të formuar komisionin për përgaditjen e procedurës për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të qytetit të Bujanocit duke u kërcënuar se është i gatshëm të prishë edhe koalicionit me PVD-në LPD-në dhe UDSH-në nëse futet kjo iniciativë në rend dite kjo e solli Shaip Kamberin në pozitë edhe më të komplikuar. Dhe pas konsultimeve të gjata të cilat nuk jepshin rrezultat, në një moment kryetari i komunës u gjetë në një situatë shumë të palakmueshme që e shtyri të mendojë të japë dorëheqje nga ky post, mbaron rrëfimin e vetë personi i cili ishte burim i këtij informacioni për gazetarin e Spektrit i cili kërkon të mbetet anonim.

Mediumi ynë ditët në vijim do të mundohet të konfirmojë edhe më saktë këtë  informacion, ose edhe do të demantojë këtë lajm nëse nadelsikur i pa saktë.

SHPËRNDAJE