Atyre që spekulojnë i sugjeroj të lexojnë përrallën për dhelprën dhe ecjen e saj pas gjahut deri në Selanik ku edhe është zhgënjyer. Në asnjë mënyrë nuk do të toleroj që maskarenjët ta qeverisin fatin e popullit… thotë për agjencinë informative “Presheva Jonë”  z.Shaip Kamberi kryetar i komunes së Bujanocit duke folur rreth disa shkrimeve lokale kundër tij

Preshevë, 13 tetor/ AIK-Presheva Jonë

Përveq disa shkrimve në disa media lokale ku përfolet dhe “lëkundet” funksioni i Shaip Kamberi, kryetari i comunes së Bujanocit për agjencinë informative “Pershevas jonë” flet edhe për Abetaren për shkollarët  e vegjël në Luginëne Preshevës, për procesin e regjstirimit në Serbi, për apeittet serbe për ndajen e Kosovës apo pazarllëqet me Luginëne  Preshevës..intervistën më gjerësisht mund ta lexoni nesër…por, fillimisht sot fillojmë vetëm me pyetjen e parë…

Presheva Jonë:  Z kryetar, përmes disa mediave lokale lexuam se “paskeni ndërmend të largoheni” nga posti…për cka është fjala këtu ?

KRYETARI KAMBERI: Ndoshta në Luginë paskan dalur edhe disa “mendje të ndritura”  apo sehirbazë të cilët provojnë ta dinë se çka do të bëhet, por, sipas meje është fjala për prognozimet e disa maskarenjëve të cilët shpëtimin e vet ekonomik e shohin vetëm në rrugën e ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjetet. Prandaj, mund të deklaroj se është fjala për spekulime maskarenjësh, që dëshirojnë krijim të kaosit në Buajnoc. Në esencë dorëheqja e kryetarit të komunës do të thotë të krijosh mundësi që Beogradi të fusë masat e dhunshme në këtë komunë. Kjo do të thotë që të zhgënjesh votën e qytetarit. Unë jam person i përgjegjshëm, por, edhe jamë pjesë e një subjekti politik të përgjegjshëm  i cili në asnjë mënyrë nuk toleron një hap të këtillë.  Atyre që spekulojnë i sugjeroj të lexojnë përrallën për dhelprën dhe ecjen e saj pas gjahut deri në Selanik ku edhe është zhgënjyer. Në asnjë mënyrë nuk do të toleroj që maskarenjët ta qeverisin fatin e popullit.

SHPËRNDAJE