Preshevë, 11 tetor -Agjencia për privatizim e Serbisë para dy vitesh kishte publikuar nje listën për të gjithë të interesuarit që do të marrin pjesë në privatizimin e 11 medieve në Serbi, në te cilen listë ishte edhe RTV Presheva e bashke me te edhe ish-agjencia shtetërore jugosllave e serbe Tanjug. “Por RTV Presheva shpëton dhe që te fitojme statusin të një mediumi perkohesisht publik…” lajmin e percjell për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” drejtori i saj z.Shenur Jahiu.
Por duket se pati sukses ankesat e një grupit te gazetarëve të televizionit paraqitur në gjykatën kompetente.
Sipas kreut te RTP-së , në Preshevë ndodhi cudira, qe doshta nuk kane ndodhur askund tjeter. “Një gazetare, ka marrë e vetme aksionet falas në televizion dhe në mëngjes ajo u zgjua dhe e kuptoi se ajo eshte pronare 100% e televizionit, dhe të gjithë gazetarët e tjerë RTV Presheva, po ashtu kur u zgjuan at mëngjes kanë kuptur se tash e tutje ata do te jenë punëtorë të saj?!..” ka shtuar drejtori Jahiu.
“Një grup i të punësuarve pesë muaj më parë kane paditur ministrinë serbe si përgjegjëse e kësaj kauze dhe konfuzioni. Por më në fund fatmiresisht RTV Presheva ia doli, dhe ne shpresojme te jemi medium publik dhe i pamvarur.. tha ne fund për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” drejtori i RTP-së Shenur Jahiu, duke shtuar se një projekt televiziv është financuar nga fondet e komunës dhe jemi ne negociata me Gjenevën (EBU) për një mbeshtje ndërkombëtare.