Résultat de recherche d'images pour "бросился на вертолете"Preshevë, 11 prill  -Gjashtë vetë u mbyten ne vend  kur helikopteri rus Mi-8 ra në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, tha në një deklaratë Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme.

Aksidenti ndodhi sot në orën 11.15 lokale dhe thuhet se anëtarët e ekuipazhit janë vrarë, te gjthe raporton TASS. Helikopteri Mi-8 i përkiste linjave ajrore “Vostok”.

“Mund të themi vetëm se ai u thye në copa,” tha një përfaqësues i Ministrisë ruse për situata emergjente. Komiteti Hetimor i Rusisë tha se helikopteri po bënte një fluturim testimi dhe përmbante vetëm ekuipazhin.

Në lidhje me këtë rast, një hetim është nisur dhe zyrtarët kanë deklaruar se ekzistojnë tre versione të aksidentit – kushtet e motit, dështimi teknik ose gabimi pilot.

SHPËRNDAJE