viktt6 viktima nga rrëzimi i avionit në Shkup, vetëm njëri nga Kosova!

 

Policia ka bllokuar rrugën që shpie drejt vendit ku është rrëzuar avioni në Shkup, ku në mesin e viktimave ishte edhe një kosovar.

Mediat në Maqedoni raportojnë se nga afër rastin po e ndjekë edhe drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mitko Çavkov, ndërsa bashkë me të për në vend ngjarje janë nisur edhe mediat.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se emri i viktimës së gjashtë është Angelo Callegari, gjë që hedhur poshtë mundësinë e dy viktimave kosovare.

Visar Begaj është kosovari me shtetësi italiane, i cili ka humbur jetën në këtë tragjedi, ndërsa Fazli Begaj i kontaktuar nga media, ka pohuar se nuk ka qenë fare në avion.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa ekipet përgjegjëse janë duke kryer hetimet në vend të ngjarjes.

SHPËRNDAJE