Nga Migjen Kajtazi

Gjatë këtij dimëri të madhë në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare qdo lajm që ka të bëjë me politikën dhe që sjellë një llojë ngrohje jo të trupit po të shpirtrave është nxitës i mendimeve dhe veprimeve të diasporës.Nuk është e rastësishme që migranti qoftë i gjëneratës së parë apo të dytë, i integruar apo në fazë të integrimit përballet me fenomenin që quhet në frengjishtë  «double absence – mungesë të dyfishtë » që do të thotë që migranti nuk është prezencë as në vendin e origjinës e as në vendin ku jeton . Ku jemi te mendimet , mendimet e mija lidhet me debatet e funditë politikë me situatën politike në Kosovë dhe trevat shqiptare dhe me dëshirën që të shof vendin time të ecë përpara.  Po në të njejtën kohë më duhet të përballem me veprime dhe ti kushtohem punës këtu ku jetoj në Zvicër .

Përballem me  shkrimet në rrjetet dhe mediat elektronike ku ende mbretron një formë e mendimin kolektivë duke u bazuar në idenë  që gjithë bota e dinë kush jemi, qfar jemi dhe si kemi vujtur , e që Evropa e dinë që jemi viktimë. E për të vazhduar me idenë që jemi të zgjedhurit e perendis apo që civilizimi fillon me neve …

Po nuk mundem të mos them që në ketë frymë kam qenë edhe une, po realiteti zvicran e bën të vetën që duhet të largojmë mendimet kush jemi e sidomos të largojmë vetëknaqësin tonë me shkrime të tilla e të punojmë shumë për të parë realitetin e vertetë…

Kur përballen ndonjë her realitetet në mes mendimeve të them shqiptar dhe veprimit zvicran japin disa situata po thuajë tragjiko komike.

E kur jemi te puna pra te realiteti i vertët nuk mundem të mos rrefejë ndodhin që më ndodhur në Bibiloteken Kantonale të Lozanës. Bibliotekë që në rrjetin e vetë mban 5 qendra me mbi 150 bashkëpuntor, me një fond të librave mbi 2, 5 million dhe 410’000 dukumenta elektronike (http://www.bcu-lausanne.ch/connaitre-la-bcul/)

Në dimërin e vitit 1999, me ndihmën e vllaut kisha gjetur si studentë, një punë në Bibliotekenë Universitare të Dorignis (Dorigny) . Punë që kishte të bënte me arkivimin e shumë studimeve në një hapësir të madhe. Pra, ishte punë shumë e mirë, bëjsha organizimin e orarit të punës sipas orarit që kisha në shkollën e mësimit të gjuhës frenge, punë e paguar mir për një student i huajë, student shqiptar që në faktë nuk kisha të  drejtë pune në institucione shtetërore dhe nuk kisha të drejtë të punojë mbi 15 orë në javë . Pas 6 muajshe pune intenzive mbarova misionin në Bibliotekën e Dorinis, i kënaqur nga puna e i kënaqur nga drejtoria e Bibliotekës të Dorinis të cilët me lëshuan një qertifikat të mirë pune që më mundësoj të kërkojë punë në bibliotekën e Riponit që gjindet mu në mes të qendrës të qytetitë Lozanës në një pallat i quajtur palais de Rumine,  ku janë të instaluar edhe 6 muze të ndryshëm. Dhe fati ime ishte në « fatëkeqësin» që disa përsona që punonin në sektorin e dhënjes së librave ishin të sëmur dhe mua më thirrën për një zëvendësim të shkurtër. Natyra e punës ishte e ndryshme nga puna që kisha bër në Bibliotekën e Dorinis , ishte punë në kontaktë me lëxuesin e në kontakt me kolegët. Pra, përgjegjësia ishte më e madhe. Ashtu sapo kisha bër një javë punë dhe pasi që ishte caktuar më herët darka e servisit ku punoja më ftuan edhe mua në ketë darkë që ishte në një restorantë italian afër stacionit të trenave në Lozanë. Duke treguar përpiktërin time po thuaj arrita i pari në restorant . Shefi i servisit që kishte dosjen time dhe informatat lidhur me biografin time nuk kishte ardhur dhe për kolegët isha une egzotiku i mbrëmjes. Forma se si filluan të më shikojnë, se si filluan të më parashtrojnë plotë pyetje më bën të mendoj për shprehjen që zvicranët janë diskret pra të matur. Kjo më sa dukej nuk vlente për të huajtë e në rastin timë më sa ndieva kërkonin edhe ADN timë. Duke u përballur me ketë bombardim pyetjeve e në sytë e kolegëve shifësha etjen dhe padurimin në përgjigjje ashtu më erdhen në kokë imazhet e një filmi që kisha shikuar (Zotrat kanë rën mbi kokë – les dieux sont tombées sur la tête) që filmi tregonte kur një shishe e koka kolës ishte gjuajtur nga qielli dhe kishte aterruar në mes të një fshati të një fisi të shumë izoluar në Afrikë… pra, me imazhet e këtij filmi më lindën idenë të testojë njohurit e kolegëve zvicran për shqiptarët apo për trojet shqiptare… dhe fillova rrëfimin :

Vijë nga një regjion malor, largë civilizimit, nuk kemi elektricitet, nuk kemi rrugë… ashtu duke vazhduar rrëfimin pashë te kolegët e mijë kurreshtje dhe etje për të më degjuar ..dhe forma se si u afruan afër meje më japën të drejtë të vazhdoj ketë rrëfim dimëror e ketë rrëfim fillova ta illustroj me detaje që vinin nga fshati im imagjinar dhe vazhdova…për pastrim të fëtyrës në mëngjes përdorim burim e ujitë dhe fusimë fëtyrën në burim kurse për të terur apo thar fëtyrën përdorim qingja (kingja) meqensë se kanë leshin e butë …në rrëfimin tim dimëror mbretronte qetësi dhe shikojsha fëtyrat e hipnotizuara të kolegëve të mijë .Isha në fundin e arsenalit të imagjinatës sime dhe si shpëtimtar në ketë histori më erdhi shefi i servisit që na përshendeti dhe fillojë duke më prezentuar pranë kolegëve. Prezentimi zyrtar ndryshonte nga prezentimi im imagjinar dhe nga një heshtje në fillim …filluan të qeshurat e kolegëve që morren veshë që rrëfimi im ishte tërheqës dhe ushqyes për një mbremje dimëri. Po rrëfimi im, morri përmasa edhe tek drejtoria e bibliotekës …

Nga kjo histori i bëra vetit pyetjen : Si është e mundur që jemi aq pak të njohur në qarqet e tilla kulturore ?

Gjatë viteve në vazhdim punova me një përqindje të vogël po sa për të mundur ti përgjigjem pyetjes sime. Afër 8 vite në punë në Bibliotekë Kantonale kam parë shumë pak lexues shqiptar e kur jemi të librat kam qenë dëshmitar i pranimit të shumë librave që kanë të bëjn me Kosovën po që botues janë shtëpit botuese serbe qoftë në Zvicër, qoftë nga akademia shkencore serbe . Sulmi informues për Kosovën me version serbë kontribon për studentët zvicran dhe të huajë të marrin versionin e botuesit dhe këta studentë një ditë do kenë pozita të mira në organet shtetërore zvicrane apo në ndonjë shtetë tjetër… Kundër këtij sulmi, dhe i vetmi që arrinte ti përballonte me sukses,ishte një shkrimtar i madhë shqiptar, që nga kënaqësia për ketë shkrimtar në kokën time përdorja një pseudonim ushtarak e që e quajsha njësia speciale e trurit shqiptar, Ismail KADARE . Gjatë gjithë viteve të punës me endje vërifikojsha përqindjen e lexueshmëris dhe i Madhi KADARE mbetej shkrimtari më i lexuari nga zvicranët dhe të huajtë po jo nga shqiptarët.Nuk më qudit edhe fakti që KADARE arriti që Franca të kuptojë shqip…

Me vite u njoha me kolegë dhe politika e bibliotekës ndryshojë dhe ketë hapje për të huajtë u zyrtarizua me krijimin e fondeve për komitetet të huaja ku gjuha shqipe bën pjesë.

Për furnizimin me libra shqip të Bibliotekës të Riponit, një punë të veqantë dhe të çmuar ka bër shoqata Ardhmëria , e udhëhequr nga Zotëri Setmer Selmani i cili mundësoj që kjo Bibliotekë të blej mbi 350 libra në gjuhën shqipe.

Ka vite që jam larguar nga Biblioteka po në planin strategjikë të punës të Bibliotekës për dekadën në vijim para 2 vitëve kam qenë i ftuar të jap kontributin timë, si i ngarkuar për projekte pranë administratës kantonale dhe shofë që ende mbretëron dëshira që kjo bibliotekë të furnizohet me literatur shqipe dhe literatur për shqiptarët, vetëm na duhet që të largojmë petkun dimëror nga mendimet e që Akademitë e Shkencave Shqiptare, lidhjet e shkritarëve dhe rrethet letrare, së pari të punojnë më shumë e më mirë e me bashkëpunim me misionet diplomatike dhe me një kordinim me institutet, shoqatat dhe personat kyç shqiptar të bëjn një punë në ketë drejtim . Jo jo do mbesim egzotikat e Evropës…

SHPËRNDAJE