Ronaldo e Messi humbasin 66 mijë euro në ditë
Për sa kohë lojtarët nuk stërviten, ata priten të mos paguhen nga klubet e tyre.
Por, klubet që priten të përfitojnë më shumë nga greva e dy javëve të para të “La Ligës” janë Reali i Madridit dhe Barcelona. Ronaldo, i cili bashkë me Kakanë që është lojtari më i paguar në kampionatin spanjoll, me 11 milionë euro në sezon, i kushton një ditë greve 34.920 euro.
Te Barcelona, lojtari më i paguar është Leo Mesi, i cili përfiton 10.5 milionë euro në sezon. Katalanasit kursejnë në ditë nga rroga e argjentinasit plot 31.746 euro. Kursimet e klubit të Valencias për stafin, i cili është në grevë, kanë shkuar deri në 200 mijë euro.