tahhaadForumit Publik i organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë, u mbajt nga 27-29 shtator në Gjenevë. Në këtë forum për të lobuar për Kosovë, mori pjesë edhe Tahir Shabani, President i Shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri si dhe veprimtar për çështje shqiptare në Evropë, shkruan Lajm.

Gjatë forumit Shabani u takua me shumë përsonalitete të ndryshme botërore e ndër to edhe me Komisionaren Evropiane për Tregti, Cecilia Malmstrom nga Komisioni Evropianë, ku thelb i takimit ishte lobimi për anëtarsimin e Kosovës në mekanizmat e ndryshëm tregtar botëror si dhe përkrahja me agjenda protokollare te vizitave nga Kosova në Komsionin Evropian.

Amitie Franco Albanaise (Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare) është asociacion joqeveritare e mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës, e udhëhequr nga presidenti i saj z. Tahir Shabani, i njohur me çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese për çështjet protokollare në shumë konferenca seminare, nga Komisioni Evropian gjer te vendet anëtare te Bashkimit Evropian si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke përfituar nga përvoja e tij personale, shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë me përkrahjen e klubit diplomatik dhe në Francë, si një partner serioz ne favor të institucioneve të Republikës së Kosovës si, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Drejtësisë, Komisionet Parlamentare të Kuvendit te Kosovës, Presidenca e Kosovës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës, Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”. Favorizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimet me qeverisjet lokale në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton Lajm.

SHPËRNDAJE