drrrPopulli doli në mbrojtje të presidentit turk z. Erdogan. Sapo filloi puçi filluan edhe kërkesat e shokëve tanë shqiptar në fejsbuk për dorëheqjen e presidentit. Një gjë mos e harroni, se me kushtetutë të Turqisë, komandant suprem i ushtrisë është kryetari i Turqisë.. Është mëse e vërtete se jemi shume të vegjël përballë një super fuqie, por mirë, prej në tastaturë dhe injorantët i arsyetoj me mendimet e tyre kundër Erdoganit. Nuk mund ti arsyetoj aspak qëndrimet e disa intelektualëve, të cilët tërë kohën thirrin për demokraci dhe në anën tjetër e përkrahin puçin.. Mendoj se këta njerëz që janë kundërthënës, kanë diçka personale me Turqinë ose shërojnë komplekse. Në një vend ku ka viktima, dhe ku kishte mundësi të nisej edhe luftë qytetare të paktën ti që komenton prej tastatures kujdes me komentet, se një ditë do të mbreje ndërgjegjja njerëzore.
Gjatë kësaj kohe që qeveris Erdogani, të kishte dhënë dorëheqje çdo herë që është kërkuar ndoshta ishte bërë 100 herë. Kjo sprovë, qeverinë dhe popullin turk e bën akoma më të fortë. Një mësim për të gjithe ne se si duhet të duhet atdheu.
(Status në Facebook i dr.Driton Maliqi)/TetovaSot/

SHPËRNDAJE