Preshevë,  6 tetor -Ashtu siq ihste pritr, me rsaston e 28 vjetorit te PBD-së Kuvendi i Partisë për Veprim Demokratik ka zgjedhur Shaip Kamberin për kryetar të ri të këtij subjekti që e ka drejtuar deri më tani Riza Halimi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Shaip Kamberi kryetar i dyfihste edhe i PVD-së edhe komunës së Bujanocit 

Kamberi nuk kishte kundër kandidat tjetër dhe është votuar njëzëri nga gjithë anëtarët e kuvendit duke thënë se tani fillon në kapitull të ri në jetën e tij me përgjegjësi të shtuar.

“PVD ishte një përgjigje më mirë në momenin e duhur dhe nga njerëz të duhur ju dha sfidave të kohës duke grumbulluar brenda vetes popullësinë shqiptare”, tha pas zgjedhjes Kamberi.

Ai theksoi gjithashtu se në strukturat e reja të PVD-së janë zgjedhur njerëz të duhur dhe të motivuar.

“Obligimi jonë është të ruajmë nivelin e përkrhajes në Bujanoc ndërsa në Preshevë dhe Medvegjë duhet të ringrisim nivelin e përkrahjes sonë por nuk është e lehtë sidomos  pas rritjes së një konkurrence të pandershme dhe ndërhyrjen e shtetit në proceset tona”, deklaroi Kamberi.

SHPËRNDAJE