Dark Mode Light Mode

Griezmann befason me klubin e ri, godet keq Unitedin

griezmann-atleti1

Sulmuesi anësor i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka befasuar të gjithë pasi ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për “L’Equipe”, francezi ka folur edhe për interesimin e Real Madridit por theksoi se momentalisht ndihet i lumtur në Vicente Calderon, shkruan Syri.net

“Unë e dua Amerikën. Në të ardhmen dua të kem një abonim në NBA dhe t’i shoh të gjitha ndeshjet me fëmijët e mi. Unë e shoh veten atje. Do të më pëlqente të luaja në Miami. Momentalisht jam shumë mirë te Atletico dhe nuk e mendoj largimin. Real Madrid? Do të ishte e vështirë që të transferohesha atje. S’dua ta provoj dhe nuk po mendoj për një gjë të tillë”, u shpreh Griezmann.

Advertisement

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 1 =

Previous Post

Emigrantet s'kanë bukë me hangër në Preshevë edhe pse Serbia mori nga UNHCR 50 milionë euro për keta refugjatë?!

Next Post

Policia serbe arreston tre shqiptarë në Horgos me 40 kg drogë

Advertisement