Eden Hazard dhe Sergio Ramos kanë lënë prapa shqetësimet.

Që të dy janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e fundjavës me Elchen.

Ramos, në stërvitjen e fundit me Realin

Hazard dhe Ramos mungojnë për më shumë se një muaj.

Eden Hazard, 10.03.2021 – në stërvitje të mërkurën me Real Madridin

Zinedine Zidane në disa momente ia ka dal edhe pa ata, por tashmë është pjesa më delikate e sezonit dhe i duhen më të mirët.

Ramos ka zhvilluar 18 paraqitje këtë edicion, ka shënuar 3 gola.

Në anën tjetër, Hazard ka ndrequ pak statistikat krahasuar me vitin e kaluar, edhe pse janë shumë shumë larg me nivelin që ka shfaqur për shumë vite te Chelsea.

Deri më tani këtë sezon ai ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. Në edicionin e parë bëri 22 paraqitje, realizoi një gol.

SHPËRNDAJE