iPas Vendimit të GJYKATËS së APELIT të Departamentit për Krime Lufte në Beograd, të datës 7 Dhjetor 2011, për ANULIMIN e AKTGJYKIMIT të GJYKATËS së LARTË për Krime Lufte, i cili ishte shpallur më 21 Janar 2011, dhe sugjerimin për kthimin e lëndës nga fillimi, Gjykata e Qarkut në Beograd nën udhëheqjen e Kryetares së Trupit Gjykue Snezhana Nikoliq Garotiq, ka caktuar Seancën e parë, SEANCËN PËRGATITORE të rigjykimit, për datën 31 Janar 2012, njofton agjencia informative “Presheva jonë” duke ju referuar  burimeve të LKSH-së në Preshevë.

 

Preshevë, 24 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Sipas kryetarit të LKSH-së z.Orhan Rexhepi, njëherit nëbnkyretari Kuvendit komunal të preshvës “  Nëntë Shqiptarët e komunës së Preshevës, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008.

 

Nga Gjykata e Qarkut në Beograd ata u dënuan me 101 vjet heqje lirie, dënim të cilin GJYKATA e APELIT e anuloi me sugjerimin se fare nuk ishin marrur parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse, se dëshmitari kryesor i Prokurorisë, Bozhuri 50, kishte rënë në kundërshtim të plotë me fjalët e veta, se i njejti plotësisht ishte ngatërruar në data, në emra dhe në emërtimet e vendbanimeve..”

 

Kësaj radhe, sipaS z.Rexhepi, pas vendimit dhe sugjerimeve të qarta të kësaj Gjykate, gjithsesi në ndërlidhshmëri me pritjen e vendimeve të mëdha për rajonin e sidomos për Serbinë, do të duhet të kemi një shpresë më të madhe.

SHPËRNDAJE