rezilT’i quash mashtrues dhe gënjeshtarë është pak. Bëhet fjalë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët hiqen më patriotë, se ç’janë dhe më humanë se ç’janë në të vërtetë.

Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, një pjesë jo e vogël e të ashtuquajturve deputetë, kanë vërshuar në rrjete sociale, me deklarata humaniste e patriotike. Janë pikërisht ajo kategori deputetësh, që deri më tani nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, përveç se janë kujdesur që të realizojnë interesat e tyre.

Nuk mund të jetë human një njeri dhe aq më tepër një person i zgjedhur nga populli, në një kohë, kur merr mijëra euro pa punuar, duke mos shkuar fare në Kuvend, apo edhe kur zgjedh të marrë pjesë, fle gjumë në ulësen e tij, pa e vrarë mendjen se kush e ka zgjedhur dhe  përse është zgjedhur. Janë para që sigurohen nga taksat e qytetarëve, me të cilat ata plotësojnë qejfet  e tyre nëpër botë dhe me asnjë cent nuk kontribuoojnë në të mirë të qytetarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE