Në nje interviste per Agjencine e Lajmeve “Presheva Jone”  z. Rexhep Selimi nga VV ka folur per procesin e bisedimeve dhe mundsis se zgjidhjes se qeshtjes mes Kosoves dhe Serbis ku po parashihet bashkimi i Lugines me Kosove, ai ka shprehur dyshime ne pohimet e presidentit Thaqi se mund te kete bashkim te Lugines….

Presheve, 8 Janar

“Presheva Jone” z. Selimi, viti 2018 sado qe ne disa aspekte per qytetaret e Republikes se Kosoves ishte deshprue, megjithate u shenuan disa suksese si ajo e themelimit te FAK-ut, cilat do te jene sfidat te cilat besoni se na presion ne rrafshin e brendshem dhe te jashtem politik ne kete vit?

Rexhep Selimi: Ne vitin 2018, Kosova kaloi serish neper situata te renda, duke filluar nga humbja e 8200 kektareve te teritorit e deri te rrezikimi i teritorit nga ana tjeter ne raport me Serbine.
Ne gjithe kete situate te renduar, ligjet per mandatin e ri te FSK-se ishin nje gje e mire qe ndodhi ne mete vit shume te rende. Ndonese ne nuk arritem t’i formojme Forcat e Atmatosura te Kosoves me kushtetute, edhe avansimi i mandatit te FSK-se nga ai civil ne ate ushtarak eshte nje gje e mire, por jo e mjaftueshme.
Ne vitin qe po futemi, serish na presin situata te veshtira dhe sfida te medha. Serish problemi kryesor per Kosoven do te jete raporti dhe bisedimet me Serbine, aq me teper kur edhe udheheqja e Kosoves po vazhdon qorras ne drejtimin e gabuar ne raport me Serbine.

“Presheva Jone” Duke pas parasysh se jemi medium nga Presheva, ateher vlen ajo shprehja “ku dhemb dhembi shkon gjuha”, ky vit qe lam pas jo pak ka tendosur edhe qytetaret ne kete zone ne aspektin politike me thekt te veqant marrveshjen finale Kosove-Serbi ku parashihet korrigjimi i kufirit, e ku politikes kosovare sakica nuk iu pret ne nje vend. Presidenti Thaqi ka permendur korrigjim kufiri, me qrast ka zene ne goje edhe Luginen e Presheves. Vetvendosje eshte kunder kesaj ideje sic kemi degjuar deri me tani, jo sepse nuk do me e marre Luginen, por ka friken e ndarjes se veriut te Mitrovices.
Pytja jone eshte keshtu, nese ne kembim te Leposaviqit i banuar me gati 98% serb, do te mund te merrnim Komunen e Presheve ne teresi bashke me korridorin 10 dhe nje pjese te Komunes se Bujanocit duke i perfshi 100% vendbanimet shqiptare, a do te ishte Vetvendosje e gatshme ta votoje nje marrveshje te tille, duke pas parasysh qe gjithemone pjese e agjendes se VV ka qene bashkimi kombtare?

“Rexhep Selimi” Te drejtat e shqiptareve ne trojet e tyre etnike ne Presheve, Bujanoc e Medvegje po shkelen ne menyre sistematike nga regjimi serb. Rrjedhimisht, ceshtja e shqiptareve ne Presheve, Medvegje e Bujanoc eshte nje ceshtje e pazgjdhur. Por ceshtja e shqiptareve atje nuk zgjidhet me aventuara dhe fraza per konsum politik, sic po ben Thaci. Ai nuk ka asnje plan per bashkimin e komunave shqiptare qe mbahen padrejtesisht nga Serbia. Perkundrazi, ai po e avanson dhe po e proklamon planin e Vuciqit per Kosoven, qe parasheh ndarjen e Kosoves dhe eventualisht edhe ndarjen e faktorit shqiptar ne komunat Presheve, Medvegje e Bunanoc.
Levizja Vetevendosje do t’i qendoje besnike gjithmone idealit te Bashkimit Kombetar, i cili ideal ralizohet duke ia kthyer teritoret trungut te atdheut, poashtu edhe Presheven, Bunanocin e Medvegjen.
Nuk arrihet bashkimi kombetar duke i dhene teritor Serbise, lerkundrazi, duke ia marrë ato qe jane tonat dhe qei mban padrejtesisht.

Serbia ska cfare kerkone ne Kosove, e as nuk duhet t’i mbaje teritoret tona nen pushtim sic jane Presheva, Medvegja e Bujanoci.

SHPËRNDAJE