Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti ashut siq ishte paralajmruar  jane takuar sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Serish Presheva n’aut. Prishtina ne Bruksel ederh kesaj ardhe pa shqiptaret e Lugines?! përkunder fjaleve dhe premtimeve para kamerave televizive 

Dialogu Kosovë-Serbi është momentalisht i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, pohoi se në takimin në Bruksel me diplomaten e BE-së Federica Mogherini, u qartësuan shumë gjera, mes tyre edhe detyrat e ekipit negociator.

Ai tha se janë pajtuar lidhur me atë se Kosova vendosë kë do e dërgojë të negocioj me Serbinë, e jo BE-ja.

“Mogherini shprehu kënaqësinë që është grup gjithëpërfshirës. Ajo tha se BE-ja nuk e cakton se kë e dërgon Kosova për negociata”.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” qe ndoqi ket takim “ekipi kosovar sot ne Bruksles me Mogherini jo qe nuk muaren dikend nga Presheva, por asnjë fjale nuke folën për shqiptaret derisa u fol për serbet e veriut..”?! Pra keta ishin “krushqit” e ngrire (delegacioni prej 12 vetash si ne dasme) nga Prishtinë sot ne Bruksel me Mogherini asnjë fjalë për shqiptaret e Luginës së Preshevës.  Veq serbeve qe jane mirënjohes qe ne Bruksel po flite shume per serbet e “Veriut te Kosovës” por edhe edhe per ate se spo flitet asgjë per shqiptaret ne “Jug te Serbise” edhe presidenti kosovar Hashim Thaci nga Brezovica ka pershendetur qendrimin “dinjitoz” te ekipit nga Prishtina ne Bruksel edhe pse i “harruan” shqiptaret e Lugines se Preshevës qe dikur Thaci ju thoshte “une jam gardian i juaji”?!

Deleagacioni kosova, thuajse ju kishte ngrire goja,  nuk e pane te udhes bile te permendin letren e lidereve nga Presheva deruguar BE dhe znj Morgherini?! 24 ore para vizites se ekipit kosovar ne Bruksel zdhedhënsja e BE-së Maja Kocijancic eshte marrur ne bisede nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”  e cila ka thene se “Lugina e Presheves qe te perfshihet ne dialogun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë, l.ideret e atjshem  duhet t’i drejtohen Vucicit dhe Thacit.”

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” lideret e Lugines se Presheves nga vitit 2011 qe kur ka nisur dialogu ne Bruksel mes Prishtines dhe Boegradit, deri sot kane kerkuar mbi 20 here  per t’u perfshire ne ketë proces, por deri tash Beogradi jo se jo, pos as Prishtina nuk ju eshte përgjigjur pozitvisht, ku jane dhene vetëm premtime e deklarata.

Mogherini e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit nga Kosova, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.

SHPËRNDAJE