Preshevë, 8 janar -Ne kryeqytetin serb ne Boegrad policia ka arrestuartre shqiptarëve, të cilët në natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar  simbole e UÇK në borën mbi automjete për çka janë dënuar me nga 55 ditë burg, njfton aghejncia e lajemeve “Presheva Jonë” duke ju referuar mediave serbe.

Policia për këtë siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni (.. Iba Bajramaja (20) i Špresona Bajramaja (22) iz Beograda i Daniela Krijezija (25) iz Prizrena”) ka raportuar gazeta Novosi.

Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve  të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin “UÇK”, për çka banorët e frikësuar kanë lajmëruar policinë.

Pas arrestimit, policia i ka dërguar të rinjtë para gjyqtarit për kundërvajtje i cili iu ka shqiptuar dënimin me burg.

SHPËRNDAJE