14739342154652

 

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka shfaqur interesim për mesfushorin e Sportingut, Gelson Martins, shkruan “Marca”.

Ky i fundit kishte bërë një paraqitje të mirë, në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e parë ndaj Los Blancos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pikërisht nga kjo përballje, Los Blancos janë duke e vëzhguar reprezentuesin portugez.

21-vjeçari ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2021, derisa vlera e portugezit në treg është rreth 13 milionë euro.

Por, edhe Manchester United ka shfaqur interesim për Martinsin. Madje, Jose Mourinho është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për portugezin.

SHPËRNDAJE