Gjenevë, 1 tetor -“Fakti që një shumicë dërrmuese e votuesve kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës është e rëndësishme..” (“ The fact that an overwhelming majority of those voting supported the Prespa Agreement is important. “) ka thene shefi i OKB-së Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm për referendumin konsultativ në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sekretari i Përgjithshëm merr shënim rezultatin e referendumit konsultativ në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë i cili u mbajt më 30 shtator. Fakti që një shumicë dërrmuese e votuesve kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës është e rëndësishme. Sekretari i Përgjithshëm i nxit të gjitha forcat politike në vend që të vazhdojnë me zbatimin përmes institucioneve të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm përsërit angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, nëse kërkohet, si nëpërmjet të dërguarit të tij personal dhe nëpërmjet agjencive, fondeve dhe programeve përkatëse të OKB-së.

Farhan Haq, Zëvendës Zëdhënës për Sekretarin e Përgjithshëm

SHPËRNDAJE