Te nderuar,
Ju kisha lutur qe urgjentisht ta largoni nga portali juaj artikullin e publikuar lidhur me mua, meqe aspak nuk ka te beje me realitetin te cilin e keni pershkrua. Perndryshe edhe i posedoj te gjitha faktet qe e deshmojne te kunderten. Andaj ju kisha lutur qe te me kerkoni sa me pare edhe falje publike perpara se t’iu padis per shpifje juve si dhe ata te cilet te paret e kane publikua kete shkrim kunder meje, qe paraqet vetem vazhdimin e lincimit tim per shkak te mbrojtjes se disa grupeve kriminale te interesit ne Kosove.
Respektivisht, persekutimi im barbar publik nga institucionet kosovare si dhe nga ju gazetaret e ka vetem nje qellim: largimin tim nga konkurrenca pas nje suksesi te jashtezakonshem si specialiste e vetme per fertilitet dhe sterilitet ne Kosove.
Sa per informate, une kam lindur dhe kam jetua ne Serbi dhe jam shtetase e Serbise perpara se e Kosoves. Prandaj nuk kam fare nevoje te kerkoj azil ne Serbi, meqe jam shtetase e saj me te drejta te barabarta sikur cdo qytetar tjeter i saj.
Pra, ju lus qe ta publikoni reagimin tim ne portalin tuaj dhe te me lajmeroni urgjentisht per hapat qe i keni ndermarre lidhur me kerkesen time ndaj jush, perndryshe do te ballafaqoheni me pasoja ligjore dhe gjetjen e fakteve per keto qe i keni trillua, pra edhe per ceshtjet politike me te cilat e keni nderlidhe emrin tim ne kete artikull.
Me respekt,
Dr Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Specialiste per fertilitet dhe sterilitet
*   *    *
REDAKSIA SHPJEGON: Shkrimi i botuar diten e pare (31 maj 2018 ) ne agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” edeh pse ka dalur si lapsus ka burimin e informacionit prej nga eshte marrrur nga nje portral ne Bujanoc. Por, disa portale qofte ne Lugine apo Kosove quditërisht nuk e “paskan pare” burimin e informacionit qe ne kishim cituar protalin nga Bujanoci, dhe interesant kane cituar si “burim” si lajm i agjencise “Presheva Jone” ?! Kane cituar “Presheva Jonë” mediat kosovare dhe te tjera, sigurisht duke u bazuar ne fuqine e ketij medium prestigjion dhe serioz i kesaj agjencie te vetme ne gjuhen shqipe ne Luginë.
SHPËRNDAJE